[:sq]
Bursa për Programin Global UGRAD 2019-2020 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Programi Global UGRAD është një program i financuar nga Departamentit i Shtetit. i cili jep bursa për studentë të nivelit universitar në 55 vende të botës. Studentët caktohen në kolegje dhe universitete në të gjithë Amerikën, ku marrin pjesë në një semestër të nivelit parauniversitar pa diplomë. Bursa mbulon udhëtimin, shkollimin, dhomën, siguracionin për aksidente/sëmundje, një pagesë të vogël mujore, dhe shpenzime për libra.
Fushat e studimit:
Global UGRAD është i hapur për të gjitha fushat e studimit dhe nuk është diskriminues ndaj racës, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, etnisë, ose paaftësisë fizike.
Kërkesat për kualifikim:
Progami Global UGRAD është i hapur për këdo që është:
- Mbi 18 vjeç
- Shtetas shqiptar, aktualisht rezident në këtë shtet
- Të ketë mbaruar vitin e parë të universitetit përpara se të fillojnë programin Global UGRAD
- I regjistruar si student në çdo universitet të akredituar, publik ose privat, dhe ka të paktën një semestër për të kryer në vendin e tij në përfundim të programit Global UGRAD; Programi Global UGRAD nuk mund të konsiderohet si semestër përmbyllës për një student universiteti.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (Një program trajnimi për përmirësimin e gjuhën angleze, mundësohet për disa finalistë); të aftë për të filluar studimet në Shtetet e Bashkuara në Gusht 2018 ose Janar 2019 (kandidatët e zgjedhur nuk mund të fillojnë me vonë se këto data)
- Të ligjshëm për t’u pajisur me vizën amerikane për studentë (J-1) që nevojitet për këtë program
- Të ndërgjegjshëm për t’u kthyer në vendin e tyre pas përfundimit të programit
Udhëzime për aplikimin:
Një aplikim i plotë duhet të përmbajë:
- Aplikimin ONLINE
- Një ese
- Kopje të pasaportës biometrike ose kartës së identitetit
- Listë zyrtare të notave të universitetit (të noterizuara)
- Dy letra reference (të shkruara në anglisht). Një referencë duhet të jetë akademike dhe e shkruar nga një pedagog ose asistent pedagog nga fusha kryesore e studimit. Referenca e dytë mund të jetë jo akademike e cila ka të bëjë me jetën ose punën e kandidatit.
- Ekuivalentim i notave sipas sistemit amerikan të vlerësimit
Aftësia në gjuhën angleze:
Nuk kërkohet të jepet testi i TOEFL gjatë kohës së aplikimit. Kandidatëve të përzgjedhur do t’u kërkohet të japin testin zyrtar të TOEFL. Programi do të mbulojë shpenzimet e testit zyrtar.
Afati i aplikimit:
Nxitoni! Afati i fundit është 31 Dhjetor, 2018 ora 11:00PM (ora shqiptare).
Për informacion të mëtejshëm kandidatët e interesuar mund të vizitojnë faqen e internetit të Ambasadës:
Për pyetje të tjera ju lutemi shkruani në:
CultureandEducationTirana@state.gov
SUKSESE![:]