[:sq]
NJOFTIM
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 80, datë 18.10.2018 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali“, Vlorë:
- DEPARTAMENTI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE
Fakulteti i Shkencave Teknike kërkon të rekrutojë në Departamentin e Shkencave Kompjuterike 2 (dy) pedagogë me kohë të plotë
Përshkrimi i vendit të punës:
Pedagog me kohë të plotë.
- I profilit Teknologji Informacioni, Informatikë, Shkenca Kompjuterike
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet duke respektuar prioritetet si më poshtë:
- Kandidatët të cilët zotrojnë titullin Profesor, Profesor i asociuar dhe Doktor Shkencash.
- Student në ciklin e studimeve Doktor Shkencash në profilet e Shkencave Kompjuterike brenda ose jashtë vendit.
- Të diplomuarit në Master i Shkencave në profilet e Shkencave Kompjuterike jashtë vendit të njohura dhe ekuivalentuara nga MASR.
- Të diplomuar në Master i Shkencave dhe Bachelor në Universitetet publike brenda vendit, në profilet sipas pozicioneve të përshkruara më sipër.
- Kandidatët duhet të plotësojnë kriterin mesatare aritmetike e të dyja diplomave të Ciklit të Parë dhe të Dytë të Studimeve të jetë mbi notën 8.5.
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të jenë të motivuar për të punuar në grup.
- Të jenë të aftë të garantojnë standartin e cilësisë dhe efikasitetin në punë.
- Të plotësojnë kriteret e punësimit të përcaktuar në statut dhe rregulloren e UV:
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
- Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Isamil Qemali”, Vlorë;
- Të mos ketë vepruar ose propaganduar në drejtim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe/apo të shkruar, rrjetet sociale etj.
Shkarko njoftimin e plote
Vlerësimi i kandidatëve për punësim
Formular-aplikimi-per-personel-akademik
Formular-aplikimi-per-personel-administrativ[:]