[:sq]Fakulteti i Shëndetit Publik, Qendra Studimore për Shëndetin Publik organizoi në datë 2 Qershor 2018 në Spitalin Rajonal të Vlorës, pranë ambjenteve të Telemedicinës seminarin trajnues me temë :
“ Parandalimi i Melanomës – mbrojtja efektive e shëndetit tuaj”
Melanoma- roli i profesionistëve të kujdesit shëndetësor në edukimin e komunitetit mbi rreziqet e Ca të lëkurës,me koordinator Glodiana Sinanaj dhe grup puneYllka Stramarko, Fatjona Kamberi, Brunilda Subashi, Jerina Celaj.
Në këtë organizim ishte i pranishëm zv/rektori i Universitetit të Vlorës, Z.Enkelejd Mëhilli.
Rritja e ndërgjegjësimit të profesionistëve të shëndetit në lidhje me këto problematika, bën të mundur aftësimin e tyre për implementimin e programeve të ndryshme, përmirësimin e protokolleve me qëllim parandalimin e melanomës.
Me diagnozën, edukimin dhe këshillimin e duhur, vdekshmëria nga melanoma duhet të shmanget në individë me rrezik të lartë.
Shkarko[:]