[:sq]Në vazhdën e bashkëpunimit shumëdimensional midis Universitetit “ Ismail Qemali“ Vlorë dhe Ambasadës Greke në Shqipëri, më datë 04.06.2018 Rektori Prof. Dr. Roland Zisi mirëpriti në mjediset e Universitetit, Ambasadoren Greke në Republikën e Shqipërisë, Shkëlqesinë e saj Znj. Eleni Sourani dhe Zv. Ambasadorin Z. Grigoris Delavekouras.
Të pranishëm në takim ishin studentë të cilët prej datës 26.03.2018 deri më 29.03.2018, vizituan Universitetin “Aristotelio” të Selanikut fal mbështetjes së Ambasadës Greke në Tiranë. Takimi u organizua në trajtën e një diskutimi të hapur ku studentët përshkruan eksperincën e tyre gjatë vizitës kërkimore jo vetëm në mjediset e Universitetit por edhe në zona të ndryshme historike dhe arkeologjike të qytetit, duke i dhënë edhe një dimension kulturor shkëmbimit studimor.
Ambasadorja Znj. Eleni Sourani përshëndeti veçanërisht dy studentët e Universitetit ” Ismail Qemali” Vlorë, fitues të bursave studimore të financuara prej Ambasadës Greke në Shqipëri. Prof. Dr Roland Zisi, ashtu sikurse edhe Ambasadorja i cilësuan si të sukseshme aktivitetiet e realizuara deri më tani duke u angazhuar jo vetëm në riorganizimin e tyre për vitin e ardhshëm por edhe në ndërmarrjen e nismave të reja.
[:]