[:sq]Me rastin e Festës se Fëmijëve, 1 Qershorin, Departamenti i Shkencave Kompjuterike ndërmori iniciativën për zhvillimin e një aktiviteti social në Shtëpinë e Foshnjës në Vlorë. Kësaj nisme ju bashkuan jo vetëm pedagogët, por edhe studentët e cikleve të studimit Bachelor dhe Master.
Në datën 31 maj, përfaqësues të Departamentit, pedagogë dhe studentë dhuruan pranë shtëpisë së foshnjës, lodra dhe ushqime, të cilat u blenë përmes fondeve të dhuruara nga studentët dhe pedagogët bashkarisht. Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, u organizua një aktivitet social me qëllim argëtimin e fëmijëve.
Fëmijët dhe Stafi i priten përfaqësuesit e Departamentit nen një atmosferë të çlirët dhe gëzimi. Përgjatë kohës se qëndrimit me fëmijët u organizuan lojëra të ndryshme ne ambientin e parkut brenda Shtëpisë se Fëmijës. Fëmijët, në mënyre tepër rastësore, u organizuan me njëri-tjetrin duke dhëne një koncert recital me vjersha dhe kënge.
Ndonëse për ata fëmije dashuria prindërore është diçka e munguar momentalisht, ata ditën që të ndajnë dhe të japin shume dashuri tek Përfaqësuesit tanë. Atmosfera e krijuar ishte tepër pozitive, plotë ndjenjë mirësie dhe dashurie.
[:]