njoftime

[:sq]Nr. 12, datë 17.05.2018 PËR PËRFITIMIN E BURSAVE NGA FONDI I MBËSHTETJES STUDENTORE PËR STUDENTËT E SHKËLQYER[:]

[:sq]PËR PËRFITIMIN E BURSAVE NGA FONDI I MBËSHTETJES STUDENTORE PËR STUDENTËT E SHKËLQYER, STUDENTËT QË STUDIOJNË NË PROGRAME NË FUSHAT PRIORITARE DHE STUDENTËT NË NEVOJË TË VITIT TË PARË NË UNIVERSITETIN “ISMAIL QEMALI”, VLORË PËR VITIN AKADEMIK 2017-2018

 

Bazuar në Vendimin nr. 903, pika 13, datë 21.12.2016, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”, nenit 3, pika 3, shkronja c, nenit 47, 49, pika 1, shkronja a e ligjit nr. 80/2015 datë 22.7.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë“, si dhe referuar shkresës me nr. 2921 Prot, datë 19.03.2018 të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Drejtoria e Përgjithëshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, protokolluar në U.V  me nr. 374 Prot, datë 20.03.2018 drejtuar Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë me objekt “Për vlerësimin me prioritet të studentëve të kategorive sociale në nevojë, si dhe studentëve të ekselencës që ndjekin studimet në vitin akademik 2017-2018, firmosur nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, shkresën me nr. 2649/1 Prot, datë 24.04.2018 të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Drejtoria e Përgjithëshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, protokolluar në U.V  me nr. 584 Prot, datë 25.04.2018 drejtuar Administratorit të U.V dhe në dokumentacionit relatues, Bordi i Administrimit në mbledhjen e datës 17.05.2018 me votim unanim,

 

VENDOSI:

 

  1. Të miratojë bursat e studimit për studentët e vitit të parë që janë akorduar me vendimet e Këshillave Bashkiakë të bashkive përkatëse sipas tabelës që i bashkangjitet këtij vendimi.
  2. Bursat të paguhen menjëherë nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë.
  3. Ngarkohen për zbatimin e këtij vendimi, Administratori, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, Sektori i Financës dhe Realizimit të Buxhetit në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë si dhe Zyra e Studentëve pranë çdo fakulteti.
  4. Një kopje e këtij vendimi i njoftohet Agjensisë Kombëtare së Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
  5. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Vendim Nr. 12, datë 17.05.2018[:]