[:sq]Skema e vlerësimit të kandidatëve për personel Administrativ, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse
Komisioni Ad-hoc i ngritur me Urdhër Nr. 36, datë 30.04.2018 të Rektorit, në zbatim të pikës 1, të Vendimit nr.22, datë 24.07.2017 të Bordit të Administrimit “Për plotesimin e Vendimit Nr.19, datë 14.07.2017 Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për punësimin e personelit administrativ në vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë”, pas mbledhjes së datës 30.04.2018, propozon për miratim skemën e vlerësimit të kandidatëve për personel administrativ për vendin e lirë të punës, specialiste Finance, në Sektorin e Financës dhe Realizimit të Buxhetit, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse, në bazë të kritereve të përcaktuara në njoftimin për punësim:
Specialiste Finance, në Sektorin e Financës dhe Realizimit të Buxhetit, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse
- Eksperienca në punë në profesion (max 40 pikë)
Për çdo 1 vit mbi tre vjet 5 pikë
- Trajnime dhe kualifikime të lidhura me fushën (max 15 pikë)
Për çdo trainim/kualifikim 5 pikë
- Vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës (5 pikë)
- Intervista (40 pikë)
Komisioni Ad-Hoc
- Avjola Çako – Kryetar
- Joljana Llanaj – Anëtar
- Erdeta Breshanaj – Anëtar
[:]