Seminarit – Trajnues


Seminarit – Trajnues me temë: “Menaxhimi i Mbetjeve Spitalore dhe Ndikimi i Rreziqeve Profesionale në Mirëqënie”
Në kuadër të ditës ndërkombëtare të shëndetit dhe sigurisë në punë 28 prill,
Fakulteti i Shëndetit Publik, Departamenti i Infermierisë organizoi Seminarin- Trajnues me temë:
” Menaxhimi i Mbetjeve Spitalore dhe Ndikimi i Rreziqeve Profesionale në Mirëqënie”, me koordinator Denada Selfo dhe grup pune Vitori Hasani, Majlinda Zahaj, Brunilda Subashi, Rozeta Luci .

Seminari kishte si qëllim rritjen e njohurive të profesionistëve të shëndetit lidhur me menaxhimin e mbetjeve spitalore, faktorëve të rrezikut në punë, sigurinë dhe aspektin ligjor si dhe parandalimin e infeksioneve nosokomiale .

Përfitues të njohurive ishin mjek, infermier, jo vetëm të qytetit të Vlorës por edhe të qyteteve, Fier, Lushnjë, Sarandë, Tepelenë, Mallakastër .

Aktiviteti është i akredituar nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdimësi QKEV me 6 kredite. .
Seminari -Trajnues u zhvillua në Spitalin Rajonal të Vlorës, pranë ambienteve të Telemedicinës dhe do të përsëritet në datën 26 maj 2018.