[:sq]Kontrolli i Lartë i Shtetit fton studentët e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, të aplikojnë për t’u bërë pjesë e programit të Internshipit (praktikës mësimore) pranë ketij institucioni.
- Aplikimi bëhet në adresën e emailit të KLSH; bkotorri@klsh.org.al
- Informacioni i detajuar për këtë internship gjendet duke klikuar më poshtë:
- http://www.klsh.org.al/web/KLSH_fton_studente_te_interesuar_te_aplikojne_per_t_u_bere_pjese_e_Programit_te_Internshipit_2018_3204_1.php
- http://www.klsh.org.al/web/njoftim_p_r_programin_e_internshipeve_n_kontrollin_e_lart_t_shtetit_1_3907.pdf
- Afati përfundimtar i aplikimi është 15 Prill 2018
Detaje të tjera:
- Praktika do të zgjasë 6 (gjashtë) muaj dhe do të zhvillohet në periudhat:
- 20 Prill 2018 – 30 Korrik 2018
- 1 Shtator 2018 – 15 Nëntor 2018
- Praktikantët do të punojnë PA PAGESË pranë departamentit ku do të caktohen.
- Do të përzgjidhen 12 praktikantë nga të gjithë aplikuesit, të cilët do të ndahen në departamente të ndryshme sipas nevojave të institucionit.
- Në marrëveshje me eprorin ku do të caktohet orari i punës, ku praktikantët mund të punojnë 3 – 6 orë çdo ditë.
- Secili prej praktikantëve do të pajiset me certifikatën e internshipit dhe me formularin e vlerësimit.
Ju urojmë suksese.
[:]