njoftime

[:sq]Thirrje për aplikim për bursa studimi nga Ambasada Greke në Republikën e Shqipërisë[:]

[:sq]Thirrje për aplikim

Në kuadër të nenit 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, Statutin dhe Strategjisë së Ndërkombëtarizimit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe bashkëpunimit me Ambasadën Greke në Republikën e Shqipërisë, njoftojmë të gjithë studentët e programeve të studimit Bachelor dhe Master për mundësinë e përfitimit të dy bursave studimi.

Ambasada Greke në Republikën e Shqipërisë ofron për studentët e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë 2 (dy) bursa studimi, respektivisht 1 (një) bursë studimi për studentët e programeve Bachelor dhe 1 (një) bursë studimi për studentët e programeve Master.

Bursat do të konsistojnë në pagesën e tarifës vjetore të shkollimit për vitin akademik 2018-2019.

 

KRITERET E PËRFITIMIT TË BURSAVE JANË:

  • Aplikanti duhet të jetë student i vitit të I-rë apo të II-të për studimet Bachelor dhe student i vitit të I-rë për studimet Master.
  • Nota mesatare e studimeve të deri tanishme mbi 8.5 (tetë e pesë të dhjetat).
  • Studenti nuk duhet të jetë përsëritës.
  • Studenti duhet të ketë njohuri mbi gjuhën Greke.
  • Të mos jetë përfitues i asnjë burse apo mbështetje financiare tjetër për këtë qëllim, nga fondet publike të Shtetit Shqiptar apo Institucione të Huaja.

 

DOKUMENTAT E NEVOJSHËM:

  • Formular Aplikimi
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit
  • Vërtetim studenti
  • Vërtetim notash (transcript), lëshuar nga fakulteti me datë jo më herët se periudha Mars 2018
  • Letërmotivimi

AFATI I APLIKIMIT DHE DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT:

Gjithë studentët e interesuar janë të lutur të dorëzojnë dorazi dokumentacionin e kërkuar në periudhën 03.04.2018 – 12.04.2018 në adresën:

 

Sektori i Projekteve dhe Mardhënieve me Jashtë

Godina A (Rektorati)

Kati I

Skelë-Vlorë

Email: international@univlora.edu.al

 

MËNYRA E PËRZGJEDHJES:

Për përzgjedhjen e kandidatëve do të ngrihet një komision, i cili do të bëjë vlerësimin e aplikantëve sipas skemës si më poshtë:

 

Faza e parë:

Do të përzgjidhen 5 studentë për çdo cikël studimi me mesataren më të lartë.

Faza e dytë:

Sudentët e përzgjedhur në fazën e parë do t’i nënshtrohen një testimi përmes një interviste mbi njohuritë e tyre mbigjuhën Greke sipas skemës: 5 pikë për çdo përgjigje të saktë – max 30 pikë

Student fiues do të shpallet studenti, i cili grumbullon pikët me të larta në përfundim të dy fazave (një student për çdo cikël).

 

Formular Aplikimi [:]