Aktivitete njoftime

[:sq]THIRRJE PER BURSA[:]

[:sq] 

Thirrje për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Në Universitetin E Liezh-It, Belgjikë,

 

Kush Mund të Aplikojë:

  • Studentët e Ciklit të Dytë të Studimeve (Master)
  • Viti i I ose i II

 

Afati i Aplikimit

  • datës 23.03.2018
  • ora 12:00

 

Adresa e dorëzimit të dokumentave prej aplikuesve bëhet dorazi pranë:

 

Fushat në të cilat mund të aplikojë në Uni Leizh

  • Departamenti Inxhinierive Dhe Teknologjise Detare

 

Periudha e studimit

  • Mobiliteti për studentët përfshin qëndrimin prej pesë (5) muaj (Shtator 2018 – Janar 2019) për të kryer studimet për semestrin e vjeshtës.
  • Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (Leizh), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV).

 

Bursa përfshin:

  • Kompensimin mujor (800 EUR/muaj) (për akomodim, ushqim, libra, transport urban)
  • Shpenzimet e udhëtimit (275 EUR) (bilet avioni)

 

Informacion shtesë;

 

 

Dokumetat e nevojshme për aplikim:

  1. Formularin e Aplikimit
  2. Kopje të dokumentit identifikues
  3. Vërtetim studenti, për ndjekjen e studimeve Master në Departamentin e Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare.
  4. Listë notash (te Studimeve Bachelor ose provimeve të shlyera në programin e studimit Master)
  5. Dëshmi e njohjes së gjuhës Angleze
  6. Letër motivimi
  7. Dy letra rekomandimi nga profesorë që kanë ndjekur veprimtarinë e studentit. (Opsionale)

 

  • Përzgjedhja e 2 kandidatëve për këtë thirje.

 

  • Për përzgjedhjen e kandidatëve fitues, do të ngrihet një komision vlerësues.
  1. Merita akademike (Nota Mesatare te pakten 7).
  2. Kompetenca gjuhësore (Niveli B1 i njohjes së Gjuhës Angleze, kriter i vendosur nga Universiteti pritës).
  3. Numri i krediteve te fituara nga studenti ne ciklin e studimeve Master dhe mesatarja per kredit e arritur ne studimet Master.

 

Vini re:

 

  • Në këtë fazë komunikimi do të zhvillohet me Universitetin tonë dhe jo me atë Pritës (international@univlora.edu.al ).
  • Për çdo informacion të mëtejshëm dhe që ju nevojitet mund të paraqiteni pranë Sektorit të Projekteve, Marrëveshjeve dhe Marrëdhënieve me Jashtë ( Godina A, Rektorati, Kati i II ). ( international@univlora.edu.al ).
  • Blenard Xhaferaj, person kontakti për projektin

 

FORMULAR APLIKIMI (Klikoni këtu)[:]