njoftim punesim

[:sq]Njoftim punësimi[:]

[:sq]

NJOFTIM

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall konkursin për vende të lira pune, për personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme, referuar nevojave të mësimdhënies në departamentin e Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare, për vitin akademik 2017-2018 (semestri pranverë 2018) si më poshtë:

 

FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE

 

  1. DEPARTAMENTI I INXHINIERIVE DHE TEKNOLOGJISË DETARE

 

Personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme (dy vende të lirë) si më poshtë:

 

1 (një) personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme, në programet e studimit të ciklit të dytë,  në grup lëndët e Inxhinierisë Mekanike/Navale.

  1. Përshkrimi i vendit të punës
  • Pedagog me angazhim me kohë të pjesshme (i jashtëm)
  • Mësimdhënie në grup lëndët e Inxhinierisë Mekanike/Navale, në programet e studimit të Ciklit të Dytë.
  • Mbështetje për nevojat e Departamentit dhe Fakultetit.

 

  1. Kriteret e punësimit.

 

Përpos kritereve të përgjithshme të përcaktuara në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit, kandidati duhet të plotësojë edhe kriteret e mëposhtme:

 

  1. Të zotëroj të paktën Gradën Shkencore “Doktor” në fushën e Inxhinierive Mekanike/Navale, të fituar brenda ose jashtë vendit. Kandidatët me diploma të fituara jashtë vendit duhet të jenë të pajisur me dëshminë e njohjes dhe ekuivalentimit nga MASR, sipas legjislacionit në fuqi.
  2. Të këtë mesataren e përbashkët të studimeve Universitare në të tria ciklet e studimit, (Bsc, Msc, MND, DIND) përfshirë edhe ato të formimit teorik të shkollës së doktoratës mbi 8 tetë.
  3. Preferohen kandidatët me tituj akademik Profesor dhe Profesor i Asociuar në fushën e kërkuar.
  4. Preferohen kandidatët që kanë fituar gradën shkencore PhD në Universitetet perëndimore apo Universitete të huaja të njohura për nivelin e tyre (në fushën e kërkuar).
  5. Preferohen kandidatët me aktivitet botues dhe kërkimor – shkencor.
  6. Preferohen kandidatët me eksperienca në koordinimin e projekteve kërkimore dhe te zhvillimit.
  7. Preferohen që kandidatët të njohin një prej pesë gjuhëve të Bashkimit Europian: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht, të certifikuar sipas testeve të njohura ndërkombëtarisht (niveli B1), ose me dëshmi të dokumentuar nga Universiteti i Tiranes (të paktën nota 8). Nëse Kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.

 

  1. Vlerësimi bëhet sipas pikëve të mëposhtme:

 

Shkollimi

  • Për çdo 1/10 mbi notën mesatare tetë –   vlerësimi me 1 pikë.
  • Studime të thelluara pasuniversitare, SHPU, Master i Nivelit të Dytë ose ekuivalent i saj                                                                                 10 pikë.
  • Doktoraturë në vazhdim në fushat e kërkuara.                                         30 pikë.

 

Grada Shkencore/Titulli Akademik

  • Doktor i shkencave në fushat e kërkuara.                                                 50 pikë.
  • PhD ne Universitet Perëndimore në fushat e kërkuara                             70 pikë.
  • Profesor i Asociuar në fushat e kërkuara                                                  70 pikë.
  • Profesor Doktor në fushat e kërkuara                                                     100 pikë.
  • Doktor i Shkencave në fusha të përafërta me fushat e kërkuara.

(5 – 10 pikë, sipas përafërsisë me fushën e kërkuar, komisioni vlerësimit gjykon lidhur me përafërsinë me fushat e kërkuara)

 

Eksperienca në IAL

  • Eksperienca në mësimdhënie ne IAL publike, me kohë të plotë 1 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 5 pikë në total, me kohë të pjesshme 0,5 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 2 pikë ne total.

 

Njohja e Gjuhës së Huaj

 

Për çdo gjuhë të huaj të njohur, dhe të certifikuar sipas testeve të njohura ndërkombëtarisht (nota te paktën 8 ose niveli B1)                                      2 pikë

 

Aktiviteti kërkimor shkencor dhe i botimit.

  • Botime në revista shkencore ndërkombëtare 2 pikë për çdo artikull.
  • Botime në revista shkencore kombëtare                     1 pikë për çdo artikull.
  • Pjesëmarrje në hartimin dhe zbatimin e projekteve  ndërkombëtare të kërkim zhvillimit.                              2 pikë   për çdo projekt të koordinuar apo zbatuar.

 

 

 

1 (një) personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme, në grup lëndët e Inxhinierisë Navale.

  1. Përshkrimi i vendit të punës
  • Pedagog me angazhim me kohë të pjesshme (i jashtëm)
  • Mësimdhënie në grup lëndët e Inxhinierisë Navale
  • Mbështetje për nevojat e Departamentit dhe Fakultetit.

 

  1. Kriteret e punësimit.

 

Përpos kritereve të përgjithshme të përcaktuara në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit, kandidati duhet të plotësojë edhe kriteret e mëposhtme:

  • Të zotëroj të paktën një nga titujt e studimit: Diplomë Master i Shkencave ose Ekuivalent i saj në fushën e Inxhinierisë Mekanike/Navale, të fituar brenda ose jashtë vendit; Diplomë Master i Nivelit të dytë ose Ekuivalent i saj në në fushën e Inxhinierisë Mekanike/Navale, të fituar brenda ose jashtë vendit; ose të ketë përfunduar formimin teorik të Shkollës së Doktoratës (60 kredite) në fushën e Inxhinierisë Mekanike/Navale. Kandidatët me diploma të fituara jashtë vendit duhet të jenë të pajisur me dëshminë e njohjes dhe ekuivalentimit nga MAS, sipas legjislacionit në fuqi.
  1. Të këtë mesataren e përbashkët të studimeve Universitare në të tria ciklet e studimit, (Bsc, Msc, MND, DIND) përfshirë edhe ato të formimit teorik të shkollës së doktoratës mbi 8 tetë.
  2. Preferohen kandidatët me tituj akademik Profesor dhe Profesor i Asociuar në fushat e kërkuara.
  3. Preferohen kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet e doktoratës (në fushat e kërkuara) , ose janë në përfundim të studimeve të doktoratës (në fushat e kërkuara).
  4. Preferohen kandidatët që kanë fituar gradën shkencore PhD në Universitetet perëndimore apo Universitete të huaja të njohura për nivelin e tyre (në fushën e kërkuar).
  5. Preferohen kandidatët me aktivitet botues dhe kërkimor – shkencor
  6. Preferohen kandidatët me eksperienca në koordinimin e projekteve kërkimore dhe te zhvillimit.
  7. Preferohen që kandidatët të njohin një prej pesë gjuhëve të Bashkimit Europian: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht, të certifikuar sipas testeve të njohura ndërkombëtarisht (niveli B1), ose me dëshmi të dokumentuar nga Universiteti i Tiranes (të paktën nota 8). Nëse Kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.
  8. Preferohen që kandidatët të kenë eksperienca punësimi si personel shfrytëzues në anije, ose në Kantiere Detare.

 

  1. Vlerësimi bëhet sipas pikëve të mëposhtme:

 

Shkollimi

  • Për çdo 1/10 mbi notën mesatare tetë –                         vlerësimi me 1 pikë.
  • Studime të thelluara pasuniversitare, SHPU, Master i Nivelit të Dytë ose ekuivalent i saj                                                                            10 pikë.
  • Doktoraturë në vazhdim në fushat e kërkuara.                                   30 pikë.

 

Grada Shkencore/Titulli Akademik

  • Doktor i shkencave në fushat e kërkuara.                                           50 pikë.
  • PhD ne Universitet Perëndimore në fushat e kërkuara                       70 pikë.
  • Profesor i Asociuar në fushat e kërkuara                                            70 pikë.
  • Profesor Doktor në fushat e kërkuara                                                 100 pikë.
  • Doktor i Shkencave në fusha të përafërta me fushat e kërkuara.

(5 – 10 pikë, sipas përafërsisë me fushën e kërkuar, komisioni vlerësimit gjykon lidhur me përafërsinë me fushat e kërkuara)

 

Eksperienca në IAL

  • Eksperienca në mësimdhënie ne IAL publike, me kohë të plotë 1 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 5 pikë në total, me kohë të pjesshme 0,5 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 2 pikë ne total.

 

Eksperienca e punës në profesion

  • Eksperienca në profesion si personel shfrytëzues në anije ose kantiere detare, 1 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 10 pikë në total.

 

Njohja e Gjuhës së Huaj

Për çdo gjuhë të huaj të njohur, dhe të certifikuar sipas testeve të njohura ndërkombëtarisht (nota te paktën 8 ose niveli B1)                          2 pikë

 

Aktiviteti kërkimor shkencor dhe i botimit.

  • Botime në revista shkencore ndërkombëtare 2 pikë për çdo artikull.
  • Botime në revista shkencore kombëtare                     1 pikë për çdo artikull.
  • Pjesëmarrje në hartimin dhe zbatimin e projekteve  ndërkombëtare të kërkim zhvillimit.                              2 pikë   për çdo projekt të koordinuar apo zbatuar.

 

 

  1. PROCEDURA DHE DOKUMENTACIONI PËR PUNËSIM.

 

Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

 

  1. Formularin e aplikimit për personel akademik i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën univlora.edu.al, ose të tërhiqet dorazi në zyrën e Degës së Burimeve Njerëzore të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
  2. Fotokopje të diplomës/diplomave, të noterizuar/a;
  3. Fotokopje të certificates së notave të noterizuar;
  4. Fotokoje të dëshmive të ndryshme kualifikimi, të noterizuara;
  5. Fotokopje të artikujve shkencorë të publikuar në revista kombëtare/ndërkombëtare profesionale, shkencore ose punime të tjera;
  6. Fotokopje të pasaportës ose të një dokumenti identifikimi;
  7. Deklaratë nga kandidati aplikues për konfliktin e interesit;
  8. Preferohen dhe dy letra vlerësimi (jo domosdoshmerisht), nga vlerësues me grada dhe tituj.
  9. Dëshmi të gjendjes gjyqësore të lëshuar nga autoriteti përgjegjës apo vetedeklarim.

 

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë  dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën:

Universiteti “Ismail Qemali”

Fakulteti i Shkencave Teknike

Kryesekretaria e Fakultetit

Vlorë

 

Afati i fundit i pranimit të aplikimeve është 1(një) javë kalendarike ( 23 shkurt – 1 mars) pas shpalljes në faqen zyrtare të internetit të UV-së. Njoftimi shpallet edhe në vendet e njoftimeve në universitet.

Mbi zarf të shënohet pozicioni përse aplikohet.

Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë dosjen e aplikimit konform dokumentacionit të kërkuar në njoftimin zyrtar. Kandidatët të cilët dorëzojnë dokumentacion të pa noterizuar, ose kanë mungesë në dokumentacion nuk do të merren në shqyrtim nga komisioni.

 

Procedura e konkurimit fillon menjëherë pas publikimit të vendit të lirë të punës dhe përzgjedhja zhvillohet sipas përcaktimeve në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

  1. Një komision i veçantë ad hoc, i ngritur pranë Departamentit sipas parashikimeve statutore dhe të vendimit 41/2016 të Senatit akademik bën vlerësimin e dosjeve të dorëzuara nga kandidatët dhe shpall kandidatët fitues.
  2. Kryesekretaria e Fakultetit të Shkencave Teknike bën njoftimin e kandidatëve fitues dhe atyre që nuk përzgjidhen (jo fitues).
  3. Kandidatët jo fitues kanë të drejtën e animimit tek Dekani brenda 5 ditëve pas marrjes dijeni të vendimit nga Komisioni ad hoc.
  4. Dekani i përcjell Rektorit listën përfundimtare të fituesve të shpallur nga Komisioni ad hoc, për lidhje të kontratës së punës.

[:]