Kriteret e Përfitimit të Bursave dhe Formulari i Aplikimit


Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë

Mbështetur në VKM   nr. 903, datë 21.12.2016 “Për Përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studenët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”,

 

NJOFTON:

I

 

Studentët e viteve  II – ta e të III – ta në të gjitha programet e studimit bachelor me kohë të plotë, të cilët kanë qenë trajtuar me bursë një vit më parë, si dhe ata që kërkojnë të përfitojnë nga bursat e ndërmjetme në dispozicion të Universitetit, mund të aplikojnë për bursa për vitin akademik 2017-2018 duke paraqitur dokumentacionin sipas kritereve të mëposhtme:

 

A-STUDENTËT NË NEVOJË, SIPAS KRITERIT EKONOMIK

 

I- Studentët,familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike, duhettë dorëzojnë  këto dokumente:

 

  1. Vërtetim që familja e studentit trajtohet me ndihmë ekonomike, ku të specifikohet masa e ndihmës ekonomike (vlera e shprehur me shifra dhe fjalë) – dokument origjinal lëshuar nga Njësia e Qeverisjes Vendore.
  2. Vërtetim që studenti e ka vendbaminin e përheshëm të tij mbi 10 km larg nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë. Ky vërtetim do të dorëzohet vetëm nga studentët që banojnë në Bashkinë Vlorë- dokument origjinal lëshuar nga Njësia Administrative e Bashkisë Vlorë.
  3. Kartë identiteti e studentit – fotokopje

 

II- Studenti që rezulton bashkëshort me fëmijë dhe kur familja e tij trajtohet me ndihmë ekonomike, duhettë dorëzojnë  këto dokumente:

 

  1. Vërtetim që familja e studentit bashkëshort trajtohet me ndihmë ekonomike, ku të specifikohet masa e ndihmës ekonomike (vlera e shprehur me shifra dhe fjalë) – dokument origjinal lëshuar nga Njësia e Qeverisjes Vendore.
  2. Kartë identiteti e studentit– fotokopje

 

III- Studentët që rezultojnë persona me aftësi të kufizuar, duhettë dorëzojnë  këto dokumente:

 

  1. Vërtetim lëshuar nga KMPAC- dokument fotokopje e noterizuar ose e njehsuar me origjinalin.
  2. Vërtetim për përfitimine pagesës së aftësisë së kufizuar- dokument origjinal lëshuar nga institucioni përkatës.
  3. Kartë identiteti e studentit – fotokopje

 

Mos dorëzimii secilit dokumentisipas të dhënave të kërkuara përbën shkak për skualifikim.

 

BSTUDENTËT NË NEVOJË, JASHTË KRITERIT EKONOMIK, duhettë dorëzojnë këto dokumente:

 

  1. Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit – dokument fotokopje e noterizuar e statusit të jetimit;
  2. Studentët që kanë humbur përgjegjësinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë – fotokopje e noterizuar e vendimit të gjykatës;
  3. Studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror – fotokopje e noterizuar e vendimittë gjykatës;
  4. Studentët që rezultojnë fëmijë të punonjësve të Policisë sëShtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës – dokument origjinal lëshuar nga institucioni përkatës.

 

Studentët e mësipërm duhët të paraqesin vetëm dokumentin e statusit që i përkasin (1 ose 2 ose 3 ose 4 ), si dhe :

  1. Kartë identiteti e studentit – fotokopje

 

Mos dorëzimi i secilit dokumenti sipas të dhënave të kërkuara përbën shkak për skualifikim.

 

  • STUDENTËT NUK PËRFITOJNË BURSË APO HUMBASIN TË DREJTËN E PËRFITIMIT NË RAST SE:

 

–  janë ndarë nga trungu familjar

–  familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private

–  vazhdojnë studimet  në një program të dytë studimi.

–  shpallen ngelës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese.

–  nuk kanë përfunduar programin e studimit brenda kohëzgjatjes normale të tij, të përcaktuar në aktin e hapjes së programit përkatës të studimit.

 

Dokumentacioni i përgatitur dhe i renditur sipas formularit të Aplikimit për bursë të dorëzohet nga vetë studenti pranë zyrës së studentit.

 

II

Studentët e viteve  I- ra në të gjitha programet e studimit bachelor me kohë të plotë, që përfitojnë bursë me Vendim Këshilli Bashkiak , të sjellin

dokumentet:

  1. Llogari bankare të çdo Banke të nivelit të dytë  bank– fotokopje
  2. Kartë identiteti e studentit – fotokopje

 

Formular Aplikim për Bursë viti 2017 – 2018