njoftime

[:sq]KRITERET E BURSAVE[:]

[:sq]Njoftim

 

Njoftohen të gjithë studentët e Univesritetit “Ismail Qemali” Vlorë  që në zbatim të VKM Nr. 903, datë 21.12.2016 “ Për përcaktimin e  kritereve për përfitimin e bursave nga fondi   I   mbeshtetjes   studentore   për   studentetë   e   shkëlqyer   studentët   që përfitojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë. Jane hapur aplikimet për perfitimin e bursave per vitin akademik 2017-2018.

Ligji i Arsimit të lartë

Ftohen studentët  që plotësojnë kushtet sipas VKM-së mësipërme  të aplikojnë për këtë procedurë.

 

Kriteret dhe dokumentacioni që duhet të plotësojne studentet eshte i publikuar ne faqen e website  www.univlora.edu.al

 

Studentët aplikantë se bashku me dokumentacionin e aplikimit të dorëzojnë dhe vertetimin nga çdo Bankë e nivelit të dytë  për numrin e llogarise.

 

Në mbështetje të VKM –së më sipërme nuk përfitojne bursa studentët si më poshtë:

 

  • Studentet që janë ndarë nga trungu familjar.
  • Studentët që familjet e tyre ushtrojne veprimtari private.
  • Studentët që vazhdojnë studimet në një program të dyte studimi.
  • Studentët që  shpallen  ngelës  dhe  humbasin  vitin  shkollor  për  arësye  te rezultateve jo kaluese.
  • Studentet qe nuk kanë përfunduar programin e studimit brenda kohezgjatjes normale te tij, te percaktuar ne aktin e hapjes së programit   përkatës të studimit.

 

Në rast se do te ketë ndryshim të kritereve studentët do të njoftohen përseri në faqen e Fakultetit.

 

Dokumentacioni  se  bashku  me  formularin  e  aplikimit  do  të  dorëzohet  në protokollin e dekanatit nga data 11 deri 22 Dhjetor 2017. Mbas kësaj date nuk pranohet asnjë aplikim.

 

 

 

 

 [:]