PJESA TEATRALE “QYPI”


Studentët e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë me rastin e 150 vjetorit të lindjes së Luigi Pirandello, do të paraqesin për herë të parë në Vlorë “QYPI”, një përshtatje dhe skenarin e regjisorit Neritan Mehmetaj. Muzika e shkruar nga Maestro Aulon Naci; kostume dhe skenografi janë nga Drini Shehu.
“QYPI” është një nga romanet më të famshme të Luigi Pirandellos: historia ka si protagonist një pronar të pasur të tokës (Don Lolò Zirafa) dhe lakminë e tij, e cila është në origjinën e një historie komike dhe groteske në të njëjtën kohë, por me një moral i thellë.
Elsamuel Nuredini, Thoma Ngresi, Ermelind Tafilaj, Andi Aliu, Fabiola Skrapalliu, Enxhi Nana, Kleart Kondaj, Elisa Mecaj, Klaudia Petraj dhe Aleksina Demiraj do të pushtojnë publikun me pasionin dhe shkathtësinë e madhe.
Ne shpresojmë që të jeni pjesë e çfaqes sonë në teatrin “Petro Marko”, të premten më 8 dhjetor në orën 19:00.