Njoftim punësimi


NJOFTIM

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, shpall konkursin për 3(tre) vende të lirë pune, për punonjës ndihmës akademik me angazhim me kohë të plotë, si më poshtë:

 

FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE

 

 

1 (një vend i lirë) Personel ndihmës akademik (Sekretar Dekani), me angazhim me kohë të plotë

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

Sekretaria e Dekanit koordinon axhendën e Dekanit, njoftimet, hartimin e gjithë dokumenacionit shkresorë të dalë nga Dekani, si dhe funksione të sekretari-arkivit ku ruan dhe administronë dokumenacionin sipas Nenit 7 të Rregullores “ Për krijimin, Regjistrimin, ruajtjen, shërbimin dhe dorëzimin e dokumentave në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.

 

  1. Për t’u punësuar në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, kandidati për punësim duhet të plotësoj së pari këto kërkesa të përgjithshme (neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores):
  • Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë.
  • Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët.
  • Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi.
  • Të mos jetë marrë më parë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Të mos kenë vepruar ose propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe te shkruar, rrjetet sociale etj.

 

  1. Kritere bazë të përcaktuara nga njësia kryesore:

 

  • Të ketë zotesi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Master Profesional”.
  • Të zotëroj dëshmi të njohjes së kompjuterit.

 

          Kritere preferenciale

  • Preferohen kandidatë që zotërojnë diplomë universitare në Drejtësi.
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë pune.
  • Preferohen kandidatë të cilët zotërojnë me dëshmi gjuhë të huaja (anglisht, italisht).
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese për të punuar në grup.
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punes;

 

Kandidati i cili nuk plotëson kriteret bazë dhe kërkesat e përgjithshme ( neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores)  s’kualifikohet nga konkurimi.

 

 SKEMA E VLERESIMIT PER SEKRETAR DEKANI FSHT

 

 

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

 

 

1 (një vend i lirë) Personel ndihmës akademik me karakter administrativ (Sekretar Dekani|, me angazhim me kohë të plotë

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

Sekretaria e Dekanit koordinon axhendën e Dekanit, njoftimet, hartimin e gjithë dokumenacionit shkresorë të dalë nga Dekani, si dhe funksione të sekretari-arkivit ku ruan dhe administronë dokumenacionin sipas Nenit 7 të Rregullores “ Për krijimin, Regjistrimin, ruajtjen, shërbimin dhe dorëzimin e dokumentave në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.

 

  1. Për t’u punësuar në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, kandidati për punësim duhet të plotësoj së pari këto kërkesa të përgjithshme (neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores):
  • Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë.
  • Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët.
  • Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi.
  • Të mos jetë marrë më parë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Të mos kenë vepruar ose propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe te shkruar, rrjetet sociale etj.

 

  1. Kritere bazë të përcaktuara nga njësia kryesore:

 

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë arsim të lartë në fushën e jurisprudencës
  • Të zotëroj dëshmi të njohjes së kompjuterit.
  • Të zotëroj dëshmi të njohjes së gjuhës angleze. Njohja e gjuhës gjermane jep përparësi.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese për të punuar në grup.
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punes;

 

Kandidati i cili nuk plotëson kriteret bazë dhe kërkesat e përgjithshme ( neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores)  s’kualifikohet nga konkurimi.

 

SKEMA E VLERESIMIT PER SEKRETAR DEKANI FSHP

 

 

FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE

 

 

1 (një vend i lirë) Personel ndihmës akademik me karakter administrativ (Sekretar mësimor për Departamentin e Drejtësisë), me angazhim me kohë të plotë

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

Sekretaria mësimore kryen detyrat ndihmësakademike me karakter administrativ të lidhura me procesin mësimor sipas  nenit 101 të ligjit Nr. 80/2015,  “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqiperisë”, si dhe funksione të sekretari-arkivit ku ruan dhe administronë dokumenacionin sipas Nenit 5 të Rregullores “ Për krijimin, Regjistrimin, ruajtjen, shërbimin dhe dorëzimin e dokumentave në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.

 

  1. Për t’u punësuar në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, kandidati për punësim duhet të plotësoj së pari këto kërkesa të përgjithshme (neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores):
  • Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë.
  • Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët.
  • Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi.
  • Të mos jetë marrë më parë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Të mos kenë vepruar ose propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe te shkruar, rrjetet sociale etj.

 

  1. Kritere bazë të përcaktuara nga njësia bazë
  • Të ketë zotesi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Bachelor” .
  • Të zotëroj dëshmi të njohjes së kompjuterit.

 

Kritere preferenciale

  • Preferohen kandidatë që zotërojnë diplomë universitare MP apo MS në Drejtësi.
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë pune mbi 1 vit.
  • Preferohen kandidatë të cilët zotërojnë me dëshmi gjuhë të huaja (anglisht, italisht).
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese për të punuar në grup.
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punes;

 

Kandidati i cili nuk plotëson kriteret bazë dhe kërkesat e përgjithshme ( neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores)  s’kualifikohet nga konkurimi.

 

 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

  1. Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën:

   Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë,

               Adresa: L. Pavarësia, 9400 Vlorë, Shqipëri

Sektori i  Administrimit të Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit

Pozicioni përse aplikohet

      

     Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi

 

  1. Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
  • Formularin e aplikimit i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën www.univlora.edu.al, ose të tërhiqet dorazi në zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
  • Kopje e leternjoftimit;
  • Nje kopje jeteshkrimi(CV);
  • Kopje të noterizuar të Diplomës/ave dhe listës/ave së notave të studimeve universitare.
  • Kopje e noterizuar e librezes se punes;
  • Kopje e noterizuar e çertifikatave ose diplomave te kualifikimeve ose specializimeve;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  • Vertetim i gjendjes shendetesore lëshuar tre muajt e fundit;
  • Kopje e noterizuar e deshmive te mbrojtjes së gjuheve te huaja;
  • Kopje e noterizuar e deshmisë së njohjes së kompjuterit.
  • Referenca nga punedhenes te meparshem, qe provojne vleresimet pozitive ne pune.

 

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

Kandidati i cili ka mangësi në dokumentacionin e dorëzuar nuk do të shqyrtohet nga komisioni.

 

  1. Afati që u lihet kandidatëve për të aplikuar është 2 javë kalendarike (16 nentor-29 nentor) nga dita e publikimit të njoftimit në faqen zyrtare të internetit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë. Njoftimi publikohet dhe në Buletinin e Njoftimeve Publike.
  2. Konkurimi do të kalojë në dy faza, me vlerësim dosjeje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet sipas një sistemi pikezimi i cili do të hartohet nga komisioni ad hoc dhe do të publikohet dhe në faqen zyrtare të internetit të universitetit para përfundimit të afatit të pranimit të aplikimeve, në zbatim të Vendimit të Senatit nr.31, datë 01.03.2017 “Për Miratimin e rregullave dhe procedurave për punësimin e personelit ndihmësakademik”.

 

Kandidati i cili kalon fazën e parë të vlersimit të dosjeve por nuk paraqitet në fazen e dytë, atë të intevistës s’kualifikohet nga konkurimi.

 

Skema e vlerësimit të kandidatëve për Personel ndihmës akademik, (Sekretar mësimor) Departamenti i Drejtësisë