Prezantim i Re@WBC


Më datë 2 nëntor pranë ambienteve të Rektoratit të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, u mbajtën dy takime informuese mbi vijueshmërinë dhe mbarëvajtjen e fazës së dytë të projektit Erasmus + KA2 “Enhancement of HE research potential contributing to further growth of the WB region” (Re@WBC).

 

Në takimin e parë me pjesëmarrës të personelit administrativ, Rektori i UV-së, Prof. Dr. Roland Zisi, Prof., pedagogu Prof. Asoc. Dr. Bledar Toska si edhe anëtarë të tjerë të grupit të punës u ndalën në zbatimin e arritjeve të projektit lidhur me rolin e këtij personeli në përmbushjen e qëllimeve të tij.

 

Në takimin e dytë me një pjesëmarrje të gjerë të kërkuesve të rinj pranë UV-së, u paraqit një sintezë përmbledhëse e synimeve dhe ambicieve të këtij projekti për ngritjen dhe përmirësimin e aktivitetit, statusit dhe promovimit akademik të shkencëtareve të gjeneratës së re në UV.

 

Diskutimet dhe pyetjet në këto takime pasuan informimin dhe prezantimin e ecurisë së suksesshme të zbatimit të projektit në bashkëpunim me partnerët evropianë dhe ata ballkanas.