NJOFTIM
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall konkursin për vendin e lirë të punës, për personel akademik me angazhim me kohë të plotë, referuar nevojave të mësimdhënies në fakultetet dhe departamentet, për vitin akademik 2017-2018 si më poshtë:
FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK
- QENDRA KËRKIMORE SHKENCORE SHËNDETIT PUBLIK
Personel akademik me angazhim me kohë të plotë (një vend i lirë) si më poshtë:
1 (një) pedagog të fushës së Mjekësisë.
Përshkrimi i vendit të punës:
- Pedagog me angazhim me kohë të plotë.
- Mësimdhënie në modulet e Lëndëve Paraklinike në veprimtaritë akademike: leksione, seminare.
- Kërkim shkencor individual dhe në grup.
- Mbështetje për nevojat e departamentit dhe fakultetit.
Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë diplomë në Mjekësi të Përgjithshme. Diploma e Ciklit të Tretë të Studimeve (Doktor i Shkencave/ specializim afatgjatë) jep prioritet.
- Nota mesatare minimale 8 (tetë).
- Të kenë njohje të nivelit B2-C1 në gjuhën angleze. Njohja e gjuhës gjermane jep përparësi.
- Të kenë njohuri/eksperiencë mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor (vlerësohet më së shumti kandidati me eksperiencë studimi dhe mësimdhënie në universitetet perëndimore).
- Të mos kenë pasur masa disiplinore të largimit nga puna në universitet/institucion shëndetësor apo të kenë patur më parë vlerësime negative të performancës akademike dhe institucionale.
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të jenë të motivuar për të punuar në grup.
- Të jenë të aftë të garantojnë standartin e cilësisë dhe efikasitetin në punë.
- Të plotësojnë kriteret e punësimit të përcaktuar në statut dhe rregulloren e
Tabela e vlerësimit të kandidatëve
Kriteret dhe pikëzimi i vlerësimit të kandidatëve (bazuar në Vendimin nr.07, dt.10-02-2016 të Senatit Akademik të UV, pika 7 për “Procedurën e konkurimit dhe vlerësimit të kandidatëve për personel akademik”, si dhe në kriteret specifike përfshin rubrikat e mëposhtme:
- Rezultatet e shkollimit për çdo diplomë në IAL Publike në Shqipëri
- Rezultatet e shkollimit për çdo diplomë në universitetet e BE
- Eksperienca në mësimdhënie në IAL
- Aktiviteti shkencor
- Studime të Ciklit III (Doktoraturë / Specializim afatgjatë / Master Ekzekutiv) në vazhdim
- Grada shkencore dhe Tituj akademikë
- Njohuri në Gjuhë të Huaj
- Eksperienca profesionale
- Intervista
Vlerësimi me pikë për çdo rubrikë bëhet sipas kritereve të mëposhtme:
Rezultatet e shkollimit për çdo diplomë në IAL Publike në Shqipëri
Tipi i Diplomës | Pikët |
Diploma ‘Bachelor’ – për çdo 1/10 e notës mesatare në intervalin 8-10. | 0.5 pikë |
Diploma ‘4-vjeçare’ – për çdo 1/10 e notës mesatare në intervalin 8-10. | 0.75 pikë |
Diploma ‘5-vjeçare’ – për çdo 1/10 e notës mesatare në intervalin 8-10. | 1 pikë |
Diploma ‘Master i Shkencave’ ose ‘Master i Nivelit të Dytë’ – për çdo 1/10 e notës mesatare në intervalin 8-10. | 0.5 pikë |
Rezultatet e shkollimit për çdo diplomë në universitetet e BE
Tipi i Diplomës | Pikët |
Diploma ‘Bachelor’ – për çdo 1/10 e notës mesatare në intervalin 8-10. | 0.75 pikë |
Diploma ‘4-vjeçare’ – për çdo 1/10 e notës mesatare në intervalin 8-10. | 1 pikë |
Diploma ‘5-vjeçare’ – për çdo 1/10 e notës mesatare në intervalin 8-10. | 1,5 pikë |
Diploma ‘Master i Shkencave’ – për çdo 1/10 e notës mesatare në intervalin 8-10. | 0.75 pikë |
Eksperienca në mësimdhënie në IAL
Tipi i punësimit | Pikët |
Me kohë të plotë | 1 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 5 pikë në total |
Me kohë të pjesshme | 0.5 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 2 pikë në total |
Aktiviteti shkencor
Botime artikujsh | Pikët |
Botime në revista shkencore ndërkombëtare me faktor impakti në Thompson Reuters | 5 pikë për çdo artikull. |
Botime në revista shkencore ndërkombëtare me bord editorial | 2 pikë për çdo artikull |
Studime të Ciklit III (Doktoraturë / Specializim afatgjatë / Master Ekzekutiv) në vazhdim
Provimet e dhëna në program | Pikët |
Për 60 kredite të pjesës teorike | 10 pikë |
Grada shkencore dhe Tituj akademikë
Grada / Titulli | Pikët |
Master Ekzekutiv | 30 pikë |
Doktor i Shkencave / Specializim afatgjatë | 50 pikë |
PhD në BE / Profesor i asocijuar | 70 pikë |
Profesor | 100 pikë |
Njohuri në Gjuhë të Huaj
Niveli i gjuhës | Pikët |
Anglisht – Niveli B2 | 2 pikë |
Anglisht – Niveli C1 | 5 pikë |
Gjermanisht – Niveli B1 | 2 pikë |
Gjermanisht – Niveli B2 | 5 pikë |
Eksperienca profesionale
Vitet e punësimit | Pikët |
1-4 vite punë në Shërbimin Shëndetësor Parësor, Dytësor, Tretësor | 5 pikë |
≥ 5 vite punë në Shërbimin Shëndetësor Parësor, Dytësor, Tretësor | 10 pikë |
Intervista
Intervistë me gojë | Pikët |
Maksimumi | 10 pikë |
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
- Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë,
Adresa: L. Pavarësia, 9400 Vlorë, Shqipëri
Sektori i Administrimit të Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit
Pozicioni përse aplikohet
- Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Formularin e aplikimit i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën univlora.edu.al, ose të tërhiqet dorazi në zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
- Fotokopje të kartës së identitetit ID;
- Jetëshkrim/ C.V;
- Kopje të noterizuar të Diplomës/ave dhe listës/ave së notave të studimeve universitare.
- Kopje të noterizuar të gradës shkencore dhe titujve akademik.
- Kopje të librezës së punës;
- Raport mjekësor për aftësinë në punë, lëshuar 3 muajt e fundit.
- Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
- Dëshmi të noterizuara të kualifikimeve, trajnimeve, arsimim shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj
- Dëshmi të noterizuara të njohjes së gjuhës së huaj dhe përdorimit të kompjuterit
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare,ëorkshop-e etj
- Deklaratë e kandidatit për mos pasjen e konfliktit të interesit dhe nepotizëm me personelin e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Afati që u lihet kandidatëve për të aplikuar është 2 javë kalendarike (25 tetor-7 nentor) nga dita e publikimit të njoftimit në faqen zyrtare të internetit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
- Përgjegjësi i Sektorit të Administrimit të Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit brenda dy ditëve pas përfundimit të afatit të pranimit të aplikimeve tërheq nga zyra e protokollit dosjet e kandidatëve dhe i përcjell tek kryetari i komisionit Ad-hoc.
- Konkurimi do të kalojë në dy faza, me dosje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.