NJOFTIM
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali“, Vlorë:
- Punonjës pastrimi/sanitar (një vend i lirë) si më poshtë:
Niveli minimal i diplomës “Arsim 8-vjecar”
– Niveli i pagës bazë sipas klasës I;
PËRGJEGJËSITË KRYESORE PËR POZICIONIN:
Është përgjegjës për pastrimin dhe mirëmbajtjen nga ana higjeno-sanitare dhe funksionale e ambjenteve të brendshme dhe të jashtme si dhe te ambjenteve hido-sanitare(tualeteve) të cilat janë në administrim të universitetit “Ismail Qemali“, Vlorë.
KËRKESAT DHE KUALIFIKIME PËR POZICIONIN:
- Të ketë eksperiencë pune
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe koordinimi
- Të zotërojë minimalisht diplomë të arsimit bazë .
Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë:
- Leter interesi që shpjegon përshtatshmërinë për pozicionin
- Jetëshkrimin
- Kopje të diplomës dhe të Listës së notave (noterizuar)
- Kopje të librezës së punës
- Fotokopje te kartës së identitetit ID
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore
- Deklaratë e kandidatit për mos pasjen e konfliktit të interesit me Universitetit “Ismail Qemali” Vlore
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
Aplikantët të cilët i dorezojne dokumentat te pa noterizuar ose kane mangesi ne dokumentacion s’kualifikohen menjehere.
Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, Zyra e protokollit.
AFATI I FUNDIT I DORËZIMIT TË APLIKIMEVE
14 ditë nga dita e publikimit te njoftimit ne A.P.P Tirane.
Zarfat e ardhur pas kësaj date nuk do t’i kalohen komisionit për vlerësim.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar
Kandidatët do të vlerësohen gjatë intervistës me gojë
Skema e vleresimit për pozicionin e sanitares
- Eksperienca në punë (max 30 pike) Per cdo vit 5 pikë
- Vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës (10 pike)
- Intervista me goje (60 pikë)