Zyra do të synojë konkurrimin ne projekte duke zhvilluar kapacitetet akademike e kërkimore në sferën e arsimit dhe të shërbimit social, në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.
Të ndihmoj kërkuesit duke iu ofruar informacione lidhur me programet kombëtare dhe ndërkombetare të kërkimit.
Të lehtësoj punën përnjohjen e rregulloreve dhe modaliteteve të aplikimit dhe menaxhimit të projekteve.
Të organizoj aktivitete trajnuese me kërkuesit (veçanërisht kërkuesit e rinj) për nxitjen e iniciativave të aplikimit në projektet e kërkimit.
Të ndihmoj punën e përgatitjes, menaxhimit dhe implementimit të projekteve duke koordinuar me përfaqësuesit e Fakulteteve dhe personelin akademik në Departamente..
Në të njëjtën kohë synohet të nxitet dhe përkrahet promovimi i arritjeve të punës kërkimore në konferenca, simpoziume, sesione shkencore në fakultete dhe departamente.Të mundësohen botimet e publikimet e arritjeve të projekteve e përgjithësisht të veprimtarive kërkimore.
Universitet yne ka patur mundesi te aplikoje ne projekte te ndryshme gjate viteve te fundit ,madje ne disa prej tyre ka mundur te jete edhe fitues.
Aplikimet e projekteve te bere ne vitet e fundit ndodhen ne arkiven prane kesaj zyre.