TË DREJTAT E STUDENTËVE & PËRGJEGJËSITË E STUDENTIT

TË DREJTAT E STUDENTËVE

Studentët kanë të drejtë:

  1. a) Të ndjekin leksione, seminare dhe të gjitha veprimtaritë e tjera mësimore, të organizuara në përputhje me statusin e tyre;
  2. b) Të përdorin mjedise në biblioteka, salla kompjuterash dhe shërbime të tjera që ofrohen për studentët nga institucioni:
  3. c) Të kërkojë orë suplementare konsultimesh me pedagogët e lëndëve për çfarëdolloj problem që ka paqartësi apo kërkon mbështetje akademike.
  4. d) Të zgjedhin dhe të zgjidhen në organet e institucionet parashikuar për studentë, në përputhje me këtë ligj dhe statusin e institucionit:
  5. e) Të shprehin opinionin e tyre për cilësinë e mësimdhënies dhe punën e personelit akademik të institucionit.
  6. f) Të paraqesin kërkesa dhe ankime (me gojë e me shkrim) tek Drejtuesi i departamentit për vlerësimet në provime, mësimdhënien, lektorët apo efikasitetin e programeve akademike.
  7. g) Të përdorë pajisjet e universitetit sipas rregullave përkatëse, për të realizuar programin mësimor dhe punën  e  programuar  në  aktivitetin  e  tij  shkencor,  bibliotekën  dhe  mjediset sportive e kulturore të universitetit;
  8. h) Të përfaqësohet në senatin e universitetit në përputhje me rregulloret përkatëse të këtyre organeve.
  9. i) Të organizohet në shoqata  të  ndryshme  jopolitike  në  përputhje  me  aktet  ligjore  e  nënligjore përkatëse;
  10. j) Të përfitojë bursë studimi brenda ose jashtë shtetit kur plotëson kushtet e përcaktuara me vendim të këshillit    të    ministrave, senatit e në marrëveshjet    ndërshtetërore    ose ndëruniversitare;
  11. k) Të ndjekë studimet në një degë të dytë, në sistem të ndryshëm nga ai që ndjek, sipas përcaktimeve në këtë rregullore, në vendimet e senatit apo në aktet e posaçme të ministrisë së arsimit dhe të shkencës.
  12. l) Të shprehë opinionin e tij për cilësinë e mësimdhënies dhe punën e personelit akademik të universitetit
  13. m) Të ankohet për shkelje te  rregullave  dhe  standarteve  akademike  nga  ana  e  pedagogëve,  të mosrealizimit  të  proçesit  të  mësimdhënies,  të  rregullave  të  zhvillimit  të  provimit  dhe  për vlerësimin e tij të pamerituar.
  14. n) Të ankohet për shkelje te etikës akademike, të konfliktit të interesit dhe të çdo rasti tjetër që cënon integritetin e studentit.
  15. o) Të drejta të tjera të studentëve janë përcaktuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë në Republiken e Shqipërisë”, i ndryshuar, në Statutin e Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës dhe në këtë Rregullore.

PËRGJEGJËSITË E STUDENTIT

Studenti është i detyruar:

1.Të njohë me hollësi rregullat e fakultetit e detyrimet e tij  dhe  të  jetë  i  vetëdijshëm  për zbatimin e tyre; në të kundërt, fakulteti nuk mban përgjegjësi për pasojat që mund të rrjedhin nga mosnjohja e tyre;

  1. Të njohë të gjitha kërkesat e përgjithshme të universitetit, si dhe kërkesat specifike  të programit  në  fushën  që  ata  kanë  zgjedhur.  Studentët janë përgjegjës për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave dhe rregulloreve përkatëse në bazë të diplomave që ata synojnë;
  2. Të zbatojë të gjitha rregullat që rrjedhin nga statuti i universitetit, nga kjo rregullore dhe nga çdo akti tjetër ligjor e nënligjor për arsimin e lartë;
  3. Të shlyejë detyrimet e përcaktuara në planin mësimor dhe programet e lëndëve,  si  dhe  çdo detyrim tjetër  financiar  dhe  material  kundrejt  fakultetit  dhe  universitetit,  sipas  përcaktimeve

ligjore;

  1. Të mbajë përgjegjësi për shkeljet e rregullave të shkollës nga ana e tij; dëmi material që ai mund të ketë bërë zhdëmtohet në masën e përllogaritur.
  2. Të jenë në dijeni të praktikave dhe standardeve të shkollimit të ndershëm.
  3. Të ndjekin udhëzimet e pedagogëve në lidhje me provimet dhe detyrat në mënyrë që  të evitojnë një paraqitje të keqe të punës.
  4. Të jenë të sigurt që rregulla të veçanta në lidhje me dokumentimin e detyrave të kursit, të procedurave të provimit, të përdorimit të informacioneve  e  programeve  kompjuterike,  etj., janë kuptuar qartë.