Strategjia e Zhvillimit e Departamentit të Shkencave Kompjuterike

PARATHENIE

Misioni i Departamentit të Shkencave Kompjuterike ështëtë krijojë, të transmetojë, të zhvillojë e të mbrojë dijet me anën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve si dhe të formojë specialistë të lartë dhe të përgatisë shkencetarë të rinj të fushave tëTeknologjisë së Informacionit, Shkencave Kompjuterike bazuar ne programe mesimore bashkëkohore, të kualifikuar dhe të përshtatshëm për tregun e punës në Shqipëri dhe në vende të tjera perëndimore.

  • Garantimi i cilësisë dhe plotësimi i standardeve akademike për të gjitha programet e studimit në të dy ciklet.
  • Nxitja, mbështetja dhe zhvillimi i aktivitetit shkencor të pedagogëve dhe studentëve, veçanërisht atyre diplomantë.
  • Të ofrojë mundësi për të përfituar nga arsimi i lartë gjatë gjithë jetës;
  • Te bashkepunoje me industrinë për identifikimin e kërkesës për burime inxhinierike dhe përshtatjen e programeve mësimore në funksion të saj.

Objektivat e Departamentit te Shkencave Kompjuterike lidhen me objektivat dhe veprimtaritë formuese të programeve në të dy ciklet e studimit, Bachelor,  Master Profesional dhe Master i Shkencave. Programet e studimeve të ciklit të parë, Bachelor në Teknologji Informacioni, Informatike dhe Shkenca Kompjuterike ofrojnë një kulturë bazë inxhinierike të shkencave të formimit të përgjithshëm dhe të formimit themelor specifik.

Strategjia e Departamentit të Shkencave Kompjuterike për të përmbushur misionin dhe objektivat.

  1. MËSIMDHËNIE

Rekrutimi i stafit të talentuar është një element kyç për të siguruar një cilësi të lartë në mësimdhënie dhe nivel në kërkimin shkencor.

DSHK studion në vazhdimësi tendencat e tregut dhe të zhvillimit të ekonomisë për të përshatur programet ekzistuese të studimit, apo për të hapur programe të reja. Synojmë të aplikojmë së shpejti për hapjen e programeve të reja të studimit master profesional në rrjeta dhe sisteme kompjuterike, programim web dhe administrim të dhënash.

Përdorimi i teknikave dhe teknologjisë në ndihmë të procesit të mësimdhënies në disiplina të shkencave kompjuterike është pjesë e strategjisë së mësimdhënies së çdo antari të stafit të DSHK. Çdo pedagog përcakton objektiva individual vjetor që përfshijnë mësimdhënien dhe punën kërkimore shkencore.

Rekrutimi i studentëve cilësor. Diversiteti i mendimit dhe ideve të studentëve ekselentë e bën shkollën tempullin e të mësuarit. Cilësia e mësimdhënies është e lidhur ngushtë me të.

Antarët përfaqësues të studentëve në Senatin e UV si dhe politika të caktuara si anketime, pyetsorë, tërheqin mendimin studentor si një kontribut konkret në proceset universitare, duke rritur rolin e studentëve në vendim-marrje.

 

 

  1. KËRKIM SHKENCOR

Stafi i DSHK ka bërë çdo vit përpjekje përherë e më pozitive përsa i përket kërkimit individual si dhe  do të vazhdojë të angazhohet me projekte konkretë në disiplinat e shkencave kompjuterike.

Stafi akademik i DSHK do të vazhdojë përpjekjet për hartimin e projekteve kërkimorë-shkencorë, mbështetur në partnerët brenda vendit siç janë FSHN apo UPT,  por objektivat tona synojnë zgjerimin e bashkëpunimit dhe partneritetit me Universitete të tjera perëndimore.

Ngritja e bazës laboratorike përbën një objektiv afatgjatë, realizimi i të cilit do të arrihet vetëm nëpërmjet gjetjes së fondeve të nevojshme, duke shfrytëzuar jo vetëm burimet e brendshme (buxheti i shtetit, të ardhurat e universitetit, etjpor edhe përpjekjet e vazhdueshme të stafit akademik për realizimin e projekteve të ndryshme shkencore me partnerët tanë të deritanishëm apo të rinj.

 

  1. BASHKËPUNIM INSTITUCIONAL

DSHK do të vazhdojë të konsolidojë marrëdhëniet e krijuara me partnerët e vet në planin kombëtar apo ndërkombëtar, nëpërmjet pjesëmarrjes së stafit akademik në konferenca, simpoziume, workshop, etj, hartimit të projekteve të përbashkëta institucionale me ide konkrete dhe të qarta në drejtim të aplikimit të teknikave, praktikave dhe mjeteve kompjuterike në zgjidhjen e problemeve reale.

Nxitjes së studentëve drejt një pjesëmarrjeje konkrete në projekte dhe shkëmbime ndërinstitucionale, për kryerje të një pjese të procesit mësimor, të diplomimit apo kualifikimit pasuniversitar.