STRATEGJIA DHE OBJEKTIVAT E DEPARTMENTIT TË DREJTËSISË

STRATEGJIA E DEPARTAMENTIT TË DREJTËSISË

Departamenti i Drejtësisë është një Departament energjik dhe vital, ku vetëm brenda pesë viteve anëtarët e tij kanë treguar për arritje në fushën shkencore, jo vetëm përmes titujve të përfituar por edhe pjesmarrjes tejet aktive në konferenca kombëtare e ndërkombëtare.
Qëllimi për të qënë një Departament atraktiv në fushën e studimit, shfaqet si në numrin e madh të studentëve që aplikojnë çdo vit për të ndjekur studimet pranë tij, por edhe në rritjen e vazhdueshme të numrit të studentëve të cilët aplikojnë për programe Erasmus pranë këtij departmaneti. Në pesë vitet e ardhshme Departamenti synon të tërheqë më tepër studentë shqiptarë dhe të huaj përmes ofrimit të programeve të studimit të përbashkëta “jointprograms” në nivelin Master, duke mundësuar përfitimin e një diplome të dyfishtë, nëpërmjet bashkëpunimit me universitete të huaja partnere.
Sfida më e afërt e këtij departamenti është ajo e realizimit të programit pesë–vjeçar të studimeve të integruara, të cilat priten ti ofrojnë studentit një përgatitje më të thellë teorike dhe praktike. Në vitet në vazhdim një nga objektivat do të jetë edhe hartimi i programeve të reja Master ekzekutiv, profili i të cilëve do të përcaktohet nga kërkesat e studentëve në përputhje me nevojat e tregut.
Tashmë në departament është realizuar ndarja në grupe mësimore shkencore konkretisht në tre drejtime kryesore: Civil, Penal dhe Publik. Synimi i departamentit në pesë vitet e ardhshme është të rrisë kualitetin e grupeve mësimore, duke bashkëpunuar në fushën kërkimore shkencore jo vetëm në konferenca por edhe në projekte e programe të përbashkëta.
Departamenti synon të rrisë rolin e tij në rajon. Aktualisht një pjesë e madhe e pedagogëve të Departamentit të Drejtësisë janë pjesë e projekteve të ndryshme në rolin e ekspertëve apo konsulentëve. Sfida për të ardhmen është të vemë në zbatim kërkimin tonë shkencor në favor të komunitetit. Hapat e para të saj janë hedhur përmes krijimit të Klinikës së Ligjit. Kjo strukturë ka një funksion të dyfishtë: nga njëra anë lidh Departamentin me komunitetin duke e bërë atë më të pranishëm dhe nga ana tjetër u jep mundësinë studentëve të zhvillojnë në praktikë njohuritë e tyre.

 

OBJEKTIVAT E DEPARTAMENTIT TË DREJTËSISË

  • Ofrimi i kurrikulave bashkëkohore dhe në përputhje me standardet e zhvillimit të arsimimit evropian në fushën e drejtësisë
  • Çelja e programit 5-vjeçar të studimeve të integruara
  • Rritja e kërkimit shkencor në funksion të përparimit akademik dhe shërbimeve ndaj komunitetit
  • Forcimi i Klinikës së Ligjit si strukturë mbështetëse për komunitetin dhe studentët e departamentit
  • Rritja dhe shumëfishimi i bashkëpunimit ndërkombëtar me Universitetet e huaja në funksion të zgjerimit të mobilitetit studentor dhe pedagogjik