Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në vendimet e Bordit të Administrimit Nr.19 datë 14.07.2017, “ Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për punësimin e personelit administrativ në vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë“ shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali“, Vlorë:
- SPECIALIST FINANCE NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE (DY VENDE TË LIRA) SI MË POSHTË:
Lloji i diplomës “Arsim i Lartë” niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”
– Kategoria e pagës IV-a.
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
- Kontabilizon të ardhurat mujore sipas fakulteteve.
- Kryen Kontabilizimin e bankës, të shpenzimeve, të situacioneve, të të ardhurave.
- Ndihmon Drejtorinë në mbylljen e pasqyrave financiare.
- Kryen punë administrative të natyrave të ndryshme, sipas problematikave që dalin.
- Ndihmon Drejtorin dhe Administratorin për hartimin e planit buxhetor afatmesëm dhe atij vjetor.
- Kontrollon të gjithë praktikat që vijnë për likujdimin për saktësinë e dokumentacionit dhe të fondit të përdorur, duke ballafaquar me buxhetin e planifikuar.
- Kontabilizon magazinën dhe e rakordon atë çdo tre muaj me magazinierin.
KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”, Fakulteti i Ekonomisë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 3 vjet.
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore të Universitetit ”Ismail Qemali” Vlorë ku ndodhet pozicioni për të cilin ata dëshirojnë të aplikojnë, dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë për ketë pozicion;
- Jetëshkrim;
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (e noterizuar)
- Kopje e librezës së punës; (e noterizuar)
- Fotokopje të kartës së identitetit ID;
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm,
- Dëshmi të kualifikimeve; (e noterizuar)
- Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj dhe përdorimit të kompjuterit (të noterizuar)
- Deklaratë e kandidatit për mos pasjen e konfliktit të interesit dhe nepotizëm me personelin e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, që shkarkohet në faqen e U.V;
- Vërtetim e gjendjes gjyqësore
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj; (të noterizuar)
Aplikantët të cilët i dorëzojnë dokumentat të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacion skualifikohen menjëherë dhe nuk i nënshtrohen fazës së dytë.
Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, Zyra e protokollit me shënimin Për procedurën e konkurrimit për Specialist Finance në Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë. Afati i fundit i dorëzimit 27.06.2018:
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Afati që u lihet kandidatëve për të aplikuar është 2 javë kalendarike nga dita e publikimit të njoftimit në faqen zyrtare të internetit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
ZARFAT E ARDHUR PAS KËTIJ AFATI NUK DO T’I KALOHEN KOMISIONIT PËR VLERËSIM.
Skema e vlerësimit të kandidatëve për personel Administrativ, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse
- Eksperienca në punë në profesion (max 40 pikë)
Për çdo 1 vit mbi tre vjet 5 pikë
- Trajnime dhe kualifikime të lidhura me fushën (max 15 pikë)
Për çdo trainim/kualifikim 5 pikë
- Vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës (5 pikë)
- Intervista (40 pikë)
Komisioni Ad-Hoc
- Avjola Çako – Kryetar
- Marjanthi Rrapaj(Meksi) – Anëtar
- Erdeta Breshanaj – Anëtar