[:sq]Erasmus+ është një program i Bashkimit Evropian (BE) që mbështet financiarisht një sërë veprimtarish në fushat e Arsimit, Trajnimit, Rinisë dhe Sportit për periudhën 2014-2020. Erasmus + ngrihet mbi përvojën dhe suksesin e programeve të mëparshme arsimore të BE-së (Tempus, Erasmus Mundus, Alfa, Edulink,etj) dhe mbështet shkëmbimet ndërkombëtare të studentëve, stafeve akademike dhe administrative, qarkullimin e praktikave më të mira midis institucioneve të arsimit të lartë dhe forcimin e lidhjeve midis arsimit dhe tregut të punës.
Bashkëpunimi me vendet partnere mbështetetet:
- KA1– Promovimi i mobilitetit të nxënësve dhe stafit nga dhe në Vendet Partnere; International credit mobility of individuals and Erasmus Mundus Joint Master Degrees.
- KA2– Promovimi i bashkëpunimit dhe partneriteteve që kanë ndikim në modernizimin dhe ndërkombëtarizimin e institucioneve dhe sistemeve të arsimit të lartë në vendet partnere “Projektet për ngritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë”.
- KA3– “Mbështetja për reformat arsimore”. Mbështetja e reformave arsimore”, ai përfshin mbështetjen për reformat e politikave arsimore nëpërmjet ‘metodës së hapur të koordinimit’, duke nxitur transparencën brenda BE-së dhe vendosjen e dialogut politik me shtetet jashtë saj.
- Aktivitetet e Jean Monnet. Ky program mbështet dhe promovon thellimin e njohurive rreth çështjeve të Integrimit Evropian, mësimdhënien dhe kërkimin mbi historinë, politikat, ekonominë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian.
[:]