[:sq]Sektori i Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (SPMJ) synon ndërkombëtarizimin e UV-së, shkrimin dhe realizimin e projekteve të zhvillimit dhe mbështetjen e studentëve, njësive akademike dhe administrative për përmbushjen e objektivave afatshkurtra dhe afatgjata të institucionit me fokus zhvillimin institucional dhe kërkimin shkencor.
Disa nga objektivat e SPMJ-së janë:
- Zhvillimi dhe zbatimi i strategjisë së ndërkombëtarizimit të UV-së.
- Rritja e numrit të mobiliteteve të studentëve dhe stafit akademik dhe ndihmës akademik me karakter administistrativ.
- Mbajtja dhe zhvillimi i kontakteve me universitetet/institucionet e huaja.
- Hartimi dhe negocimi i marrëveshjeve ndërkombëtare si dhe monitorimi i zbatimit të tyre.
- Sigurimi dhe publikimi i informacioneve rreth projekteve ndërkombëtare dhe mundësive të shkëmbimeve për studentët, stafin akademik dhe administrative.
- Aplikimi në projekte të ndryshme ndërkombëtare dhe implementimi i tyre (si psh: IPA, ERASMUS, Interreg, Macro – Adriatico Ionico, Med Balkan, Horizont 2020, Europe for Citisens, COSME etj.
- Zhvillimin e konferencave dhe seminareve që kanë lidhje me projektet dhe marrëdhëniet me jashtë.
[:]