[:sq]Programi i Transparencës Hyrje[:en]Transparency Program – Entrance[:]

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” (në vijim “LDI”), Universiteti “Ismail Qemali”Vlorë (nëvijim “UV”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacionin sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit tëb aktivitetit institutional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër (që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jete: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të UV. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit UV duhet të vleresojë nëse ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtëpërdrejtë për ta.

Behen publike me anë te afishimit apo postimit në faqien zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga UV.
Në programin e transparences janë te specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm per t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundesojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

Urdher nr 50 date 30.06.2021