Misioni i sektorit

Misioni, roli, detyra kryesore e Sektorit të Shërbimeve të Librit (shtypshkronjë dhe e/book) ku përfshihen dhe dy bibliotekat e Universitetit (BUV) është sigurimi i ruajtjes, mirëmbajtjes dhe zhvillimit të trashëgimisë së tij akademike, kulturore dhe shkencore të institucionit, shërbestaria e lartë etiko-profesionale ndaj përdoruesit (studentë, pedagogë e staf).

  • Sektori i Shërbimit të Librit pranë UV, ndjek një politikë të ruajtjes së trashëgimisë së tij akademike, kulturore dhe shkencore, duke shërbyer si institucion i depozitimit të infomacionit të shkruar dhe elektronik dhe të organizimit të aktiviteteve ku promovohen libra, autorë dhe tendenca bashkëkohore kulturore, shkencore e letrare.
  • Biblioteka e UV përdor programin COBISS.Net (i cili është sistem rajonal me shërbimet e përbashkëta bibliografike online) për katalogimin e përbashkët sipas standarteve ndërkombëtare të përshkrimit bibliografik, si proces i përpunimit të përbashkët të materialeve bibliotekare (libra, seriale, artikuj, materiale jolibër).
  • UV ndjek një politikë të vlerësimit dhe zhvillimit të pasurive të tij akademike, kulturore dhe shkencore, duke mbështetur stafin akademik në botimet e artikujve shkencore në Buletinin e UV, promovimin e librave dhe krijimin e arkivës dixhitale të parashikuar në buxhetin e 2017. Biblioteka, si njësi ndihmëse e UV, ndihmon procesin e mësimdhënies dhe studimin pasi ky është edhe funksioni kryesor i saj. Siguron botimet në numër të mjaftueshëm kopjesh për të plotësuar kërkesat e studentëve dhe pedagogëve. Shërbimi referativ është i një cilësie të lartë. Siguron botime të shumta informative dhe mundësi hyrjeje në katalogët elektronikë të bibliotekave të tjera universitare, në Bibliotekën Kombëtare, në ato publike apo speciale. Në tërësi pedagogët, sidomos doktorantët, që janë më të interesuarit për publikimin e punimeve kërkimore shkencore për shkallët e karrierës akademike, u nevojitet ndërkombëtarisht njohja, për të cilën BUV është çertifikuar dhe realizon regjistrimin bibliografik të monografive, disertacioneve dhe artikujve shkencorë, botuar në 18 buletinet shkencorë të deritanishme të UV. Për këtë synim, ata mund të klikojnë e gjejnë burime të referencave bibliografike të tyre etj., brenda dhe jashtë vendit, në sistemin ndërkombëtar COBISS. Net.
  • Qëllimi i Sektorit të Shërbimit të Librit është të japë ndihmesën e tij në rritjen e nivelit të vetëdijes të edukimit, formimit, informacionit dhe kulturës, si shërbestar i devotshëm i studentëve dhe pedagogëve. Detyrat e BUV janë në funksion të synimit të UV për një prezantim e shërbim sa më dinjitoz dhe të dobishëm për studentët dhe pedagogët, për të ndihmuar në rritjen sa më e madhe performancës universitare, nëpërmjet ndikimit të mundshëm në rritjen e kapaciteteve dhe pjesëmarrjen e Institucionit në projekte brenda dhe jashtë Shqipërisë.
  • Menaxhimi i veprimtarisë së BUV realizohet në mjedise dhe infrastrukturë të përshtatshme për veprimtarinë e punë me librin në funksion të përdoruesve (studentë, pegagogë, personel ndihmës akademik me karakter mësimor apo personel ndihmës akademik me karakter administrativ. Dy (2) ambientet për bibliotekën janë ndërtuar me materiale cilësore bashkëkohore, plotësojnë kushtet higjieno-sanitare për studentët dhe personelin akademik e administrativ, me akustikë të mirë në ambientet e studimit, izolim nga zhurmat, luhatjet e temperaturës dhe lagështirës.
  • BUV disponon literaturë dhe dokumentacion të plotë të veprimtarisë së saj në letër (hardcopy) dhe në formë elektronike dhe e ve në shërbim të përdoruesve.
  • BUV angazhohet për mbledhjen dhe ndërkombëtarizimin e kërkimit dhe shpërndarjen e informacionit shkrimore kërkimor-shkencor në sistemin elektronik, sipas Standardit Ndërkombëtar të Përshkimit Bibliografik nëpërmjek katalogimit, përshkrimit bibliografik.
  • BUV ndjek politikën e UV për promovimin e rezultateve në fushën e kërkimit shkencor nëpërmjet bashkëpunieve dhe organizimit të konferencave të ndryshme me departamentet.
  • Gjithashtu, politika për mbrojtjen e pronësisë në veprimtarinë kërkimore-botuese, intelektuale, si dhe praktikën e mirë në veprimtarinë kërkimore – botuese reflektohet në dhëniene të drejtave ekskluzive për vetë studiuesit dhe organizimit të aktiviteteve ku promovohen libra, autorë dhe tendenca bashkëkohore kulturore, shkencore dhe letrare.
  • Veprimtaria botuese shkencore e UV është përfaqësuar me botimin e Buletinit shkencor, ndërkohë që me miratimin e strukturës së re do të funksionojë edhe Sektori i Shërbimit të Librit (shtypshkronjë dhe ebook) për plotësimin e kërkesave të librit elektronik e bibliotekës digjitale. Studentët kanë akses të plotë në bibliotekën e Universitetit, pikë tjetër kjo që vërteton se, bazuar në Nenin 89 të Ligj Nr 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në IAL në Republikën e Shqipërisë”, Institucioni ndjek një politikë korrekte për pranimin e studentëve të rinj çdo vit akademik.
  • Me qëllim përthithjen dhe integrimin e bibliotekave të rajonit apo ato europiane, me miratimin nga eprorët e linjës në institucion, BUV ka ndikuar pozitivisht për Strategjisë së Ndërkombëtarizimit të Universitetit. Të tilla ishin veprimtaritë që u bënë në bashkëpunim me Konsullatën e Nderit të Republikës së Bullgarisë në Shqipëri më ambasadën Bullgare më 7 Mars 2017, për përqasjet e kulturave thrako-ilire, shkrimet nga ana jonë në gazetat qendrore të shtypura në Tiranë apo ato online për nderimin Doctor Honoris Causa jo vetëm të personaliteteve shqiptarë, por edhe shkencëtarëve të huaj, që kanë dhënë një ndihmesë të veçantë për ndërkombëtarizimin e UV (ruajmë dhe plotësojmë dosjen me shkrimet tona për veprimtari të tilla nderuese e promovuese kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, shën im. – A. H). Po ashtu hartojmë programe për afrimin e konsulencës dhe shkëmbimit të përvojës me bibliotekat e vendeve fqinjë si Italia, Greqia etj, me synim shkëmbimin e përvojës me vendet e zhvilluara si Franca, Anglia, SHBA, duke patur mundësinë e urës lidhëse me Bibliotekën e Kongresit Amerikan të Shtetit, nëpërmjet rrjetit ndërkombëtar COBISS. Net.
  • BUV ofron literaturë bazë dhe ndihmëse për studentët. Garanton për studentët e UV, jo vetëm tekstet mësimore bazë por edhe literaturë plotësuese të nevojshme të miratuar dhe të rekomanduar nga çdo departament në formë të shtypur dhe elektronike (hard copy & online). Tekstet mësimore që u ofrohen studentëve janë tekste të përzgjedhura, të cilat plotësojnë standardet e nevojshme për t’u përdorur si tekste universitare, bazuar edhe në Vendimin e SA Nr. 02, datë 13.01.2017 “Për miratimin e procedurave për publikime të plota universitare (tekstet universitare, monografitë dhe cikle leksionesh) si dhe Udhëzimin e Rektorit.
  • BUV ka hapur llogari online në adresën zyrtare të Sektorit të Shërbimeve të Librit dhe Bibliotekave “Sherbimi Librit (via Google Drive)<drive-shares-noreply@google.com”, ku stafi, të interesuarit mund të klikojnë për të shikuar mbi dokumente, shkresa, imazhe nga puna e përditshme Sektorit tw Shërbimeve të Librit dhe Bibliotekave (ato që ne hedhim si më të nevojshme nga Sektori për në faqe).