Në zbatim të Ligjit Nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në republikën e shqipërisë”, në zbatim të nenit të Rregullores nr. 2459/1, datë 15.03.2016 “Për organizmin e zgjedhjeve të para për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni Institucional Zgjedhor fton të gjithë anëtarët e personelit akademik, të cilët nuk kandidojnë për autoritet drejtues dhe/ose për anëtar në organet drejtuese të çdo niveli, të kandidojnë për anëtar të Komisioneve të Zgjedhjeve të Fakulteteve. Regjistrimi i kandidatëve do të kryhet pranë Komisionit Institucional Zgjedhor të vendosur në Sallën e Mbledhjeve të Senatit, kati i tretë, godina A, në datën 21.03.2016, ora 8:30-16:30. Kandidatët fitues do të zgjidhen nga KIZ, me votim, nga lista e kandidatëve të regjistruar. Numri i anëtarëve të zgjedhur do të jetë tre. Për më shumë informacion, lutemi t’i referoheni Rregullores nr. 2459/1, datë 15.03.2016.
KRYETAR I KOMISIONIT INSTITUCIONAL ZGJEDHOR
Aulona Haxhiraj
ANËTARËT DHE SEKRETARËT
Alketa Hasanaj
Aurela Ramaj
Sonila Qirko (Nikaj)
Klaudete Metlli