FSHT – Departamenti i Inxhinierisë Elektrike


Mirë se erdhët në Departamentin e Inxhinierisë Elektrike!

Misioni i Departamentit të Inxhinierise Elektrike është të sigurojë një mësimdhënie me nivel të lartë të disiplinave të Inxhinierisë Elektrike duke ofruar performancë dhe cilësi të lartë në kurset tona, kurrikula të reja dhe teknologji të reja në mësimdhënie. Në kërkimin shkencor misioni ynë është zhvillimi i kërkimit shkencor dhe integrimi i punës shkencore me mësimdhënien, organizimi i veprimtarive shkencore me karakter lokal, kombëtar dhe ndërkombetar.