Mirësevini në Departamentin e Financës dhe Kontabilitetit
Kjo faqe siguron informacion të dobishëm për akademikët, studentët dhe vizitorë të tjerë. Departamenti i Financës dhe Kontabilitetit u krijua ne vitin 2009, si vazhdim i seksionit të Financë – Kontabilitetit të Departamentit të Biznesit. Seksioni i Financë – Kontabilitetit daton me hapjen e Fakultetit të Tregtisë dhe njëkohësisht të Universitetit “Ismail Qemali” në vitin 1994.
Programet e studimit
Departamenti i Financës dhe Kontabilitetit ofron këto programe studimi:
- Bachelor në Financë
- Bachelor në Kontabilitet
- Master Profesional në Financë
- Master Profesional në Kontabilitet
- Master Shkencor në Financë
- Master Shkencor në Pasuritë e Patundshme (në bashkëpunim me Memphis University).
Fushat e studimit
Departamenti i Financës dhe Kontabilitetit i Universitetit të Vlores mbledh së bashku një grup me studentë të talentuar dhe pedagogë që punojnë në fushat që janë të rëndësishme dhe në hap me kohën mbi kërkimet që bëhen sot në menaxhimin e riskut, çmimit të aseteve, qeverisjen e korporatave dhe strategjitë, mbi jetën financiare të bizneseve, etj. Këto fusha interesi kanë një fije të përbashkët me nocionin e riskut. Risku ndikon në të gjitha aspektet e aktiviteteve ekonomike dhe financiare dhe është në qendër të teorisë financiare. Ne tentojmë për të çuar përpara njohuritë në këtë fushë dhe të pajisim studentët tanë me një program të pasur dhe të gjerë studimi që do t’i përgatisë për sukses në karrierën e tyre profesionale.
Metodat shkencore
Në kërkimet tona, ne zhvillojmë dhe përdorim metoda vlerësimi, teknika kompjuterike, metoda ekonometrike dhe aspekte empirike për të shqyrtuar një varietet të gjerë të çështjeve të rëndësishme. Ne ofrojmë mbi 20 disiplina shkencore në fushat e investimeve, financave të korporatave, bankave, pasurive të patundshme, kontabilitetit, manaxhimit të riskut si dhe të fushës së sigurimeve, në të gjitha degët dhe nivelet e Fakultetit Ekonomik.
Mund të na kontaktoni, nëse keni pyetje. Gjithashtu, mund të na vizitoni në zyrat tona tek Godina A, kati i tretë ose mund të na telefononi në numrin e telefonit: + 355 33 20 29 07.