Mirë se vini në Departamentin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë!
Departamenti i Gjuhës Shqipe e i Letërsisë është themeluar në vitin 2005. Synimi ynë është zhvillimi dhe përditësimi i albanologjisë në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur.
Plani ynë akademik ofron:
- Diploma Bachelor në Gjuhë Shqipe e Letërsi
- Programin e Shkrimit, i pari program i këtij lloji i iniciuar ndër universitetet shqiptare
- Programin e Masterit Profesional në mësimdhënien e gjuhës shqipe e letërsisë
- Programin e Masterit në Editori e Arkivistikë
- Programin e Masterit Shkencor në Studime të Trashëgimisë Kulturore Shqiptare