FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE

Fakulteti i Shkencave Humane u krijua në 5 dhjetor 2007, para zhvillimit të zgjedhjeve në  universitet mbi bazën e departamenteve ekzistues ndërfakultetorë  të mësuesisë  dhe të  gjuhëve të  huaja, në mënyrë  të  tillë që  të  plotësonte standardet në  përputhje me kërkesat e Ligjit të Arsimti të Lartë sidomos për strukturën e departamenteve dhe njësive të tjera përbërëse dhe nivelin e kualifikimit të profesoratit.

 

 Departamenti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

 Departamenti i gjuhës shqipe dhe letërsisë ofron dy diploma:

Diplomë Bachelor në gjuhë shqipe dhe letërsi  (DNP), e cila përgatit studentët në aspektin teorik dhe praktik në fushën e gjuhës shqipe, letërsisë dhe komunikimit. Në përfundim të këtij kursi, studentët do të kenë  aftësi dhe kompetenca gjuhësore, letrare, komunikative dhe organizative për të ideuar, për të realizuar e për të menaxhuar projekte studimore.

Diplomë Master Shkencor në mësimdhënien e gjuhës shqipe dhe letërsisë (DND), e cila synon përgatitjen në aspektin teorik e praktik të mësuesve të ardhshëm të gjuhës shqipe dhe letërsisë.

Stafi akademik i departamentit të gjuhës shqipe dhe letërsisë është i  kualifikuar (me grada shkencore doktorë dhe profesorë) dhe me përvojë të gjatë në fushën e mësimdhënies dhe atë të kërkimit shkencor.

Departamenti i Drejtësisë

Ky departament ofron mundësi për të nxjerrë një produkt pozitiv nga bankat e tij që përmblidhet në një koncept: qasja analitike. Në thelb qasja analitike nënkupton aftësim të studentëve për të analizuar fenomene, ngjarje, koncepte, ligje apo politika të caktuara. Në këtë mënyrë niveli universitar i studimeve arrin të parapërgatitë studentët për t’u përshtatur mirë dhe shpejt në pozicione bazë në tregun e punës.

Njëkohësisht ai krijon premisa të mira për vazhdimin e studimeve master, përmes njohurive lehtësisht në disiplina të përafërta. Departamenti i Drejtësisë krahas diplomës së integruar ofron edhe tre diploma të ciklit të dytë të studimeve, dy Master Profesional dhe një Master Shkencor. Studentët që kanë kryer studimet e integruara në drejtësi me një kohëzgjatje prej pesë vitesh mund të konkurrojnë për t’u përgatitur si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, noterë, avokatë të shtetit, përmbarues privatë ose shtetërorë, si dhe juristë në administratën shtetërore, qendrore dhe vendore.

Misioni i këtij departamenti është që juristët e ardhshëm që profesionalizohen në Departamentin e Drejtësisë, të jenë të aftë të marrin pozita dhe të zënë vende pune në organet e jurisprudencës, organet gjyqësore, prokurori, avokaturë, administratën shtetërore, institucionet dhe organet e ndryshme të pushtetit shtetëror dhe në sektorin privat.

Ky departament synon:

  1. Dijen, shkencën dhe arsimimin e brezave të rinj;
  2. Aftësimin e studentit të gjykojë në mënyrë kritike dhe analitike;
  3. Aftësimin e studentit për të analizuar fenomene, ngjarje, koncepte, ligje apo politika të caktuara.

Programet e Departamentit të Drejtësisë janë të hartuara në mënyrë të tillë, që t’i vijnë në ndihmë reformimit të sistemit të drejtësisë në përgjithësi dhe organeve të administratës publike në mënyrë të veçantë. Stafi akademik i këtij departamenti të kualifikuar dhe me përvojë ka si qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit dhe në veçanti përsosjen e nivelit të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

Departamenti i Edukimit

 Departamenti i edukimit ofron katër programe studimi për marrjen e diplomës Bachelor në mësuesi, në disa disiplina: Cikël i ulët, Cikël i ulët parashkollor, Pedagogji e specializuar sociale dhe Histori-Gjeografi. Ky departament ofron tri programe studimi për ciklin e dytë të studimeve: Master Profesional në edukim (1 vjeçar), Master Shkencor në edukim (2 vjeçar) dhe Master Shkencor në Pedagogjinë e Specializuar Sociale (2 vjecar).

Përmes ndërthurjes së mësimdhënies me kërkimin shkencor dhe qasjen ndaj komunitetit, personeli i Departamenti të Edukimit është përkushtuar në formimin e profesionistëve tw rinj,  mësues, drejtues apo studiues në fushën e edukimit, të cilët do të jenë në gjendje t’iu përgjigjen nevojave të ndryshme të nxënësve, në kontekste të ndryshme mësimore.

Departamenti i Edukimit përbëhet nga një personel i kualifikuar, me përvojë të gjatë në mësimdhënie dhe në kërkim shkencor.

Departamenti i Gjuhëve të Huaja

 Departamenti i Gjuhëve të Huaja është një nga departamentet më të mëdha dhe më të rëndësishme në Fakultetin e Shkencave Humane. Ky departamenti ofron dy diploma të ciklit të parë të studimeve, DNP (Diplomë e Nivelit të Parë), në gjuhën angleze dhe gjuhën italiane, si dhe dy diploma të ciklit të dytë të studimeve, MNP (Master i Nivelit të Parë), në Mësuesi në Gjuhën angleze dhe Gjuhën italiane, si edhe MSc (Master Shkencor) në Përkthim dhe Interpretim.

Diplomat e ciklit të parë të studimeve synojnë t’ju japin studentëve një formim gjuhësor dhe shkencor me drejtim human, me qëllimin që ata të jenë në gjendje të ndjekin kurse më të përparuara studimi, apo të marrin një drejtim në ato fusha ku aftësia për të përdorur gjuhën e huaj me efikasitet dhe ndjeshmëri është thelbësore. Diplomat e ciklit të dytë të studimeve synojnë përgatitjen e mësuesve të ardhshëm të gjuhës së huaj për ciklin e lartë të arsimit bazë (CLAB).

Gjithashtu, departamenti ofron kurse të nivelit fillestar dhe mesatar në gjuhën angleze, italiane, frënge, gjermane, greke dhe latine për të gjithë studentët e UV-së. Shtrirja e këtyre kurseve të larmishme në programet e UV-së përbën dhe një nga risitë e vitit të fundit akademik.

Në Departamentin e Gjuhëve të Huaja do të gjeni një personel akademik me përvojë, i cili është i përkushtuar në procesin e mësimdhënies dhe i gatshëm t’ju shërbejë nevojave të studentëve.

 

Dilploma të cilat ofrohen nga fakulteti janë;

Departamenti i Drejtësisë

BSc në Drejtësi

MP në Shkenca Administrative

MP në E Drejte Penale

MSc në Marredhenie Nderkombëtare

Departamenti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsise

BSc në Gjuhë Shqipe Letërsi

MSc në Mësimdhënien e Gjuhës Shqipe dhe Lëtersisë

Departamenti i Edukimit

BSc në Histori Gjeografi

BSc në Mësuesi për Arsim Parashkollor

BSc në Mesuesi për Arsimin fillor

BSc në Pedagogjinë e Specializuar

MP në Ciklin Fillor me Profil Minor në Ciklin Parashkollor

MSc në Edukim

MSc në Pedagogji e Specializuar Sociale

Departamenti i Gjuhëve të Huaja

BSc në Gjuhë Angleze

BSc në Gjuhë Italiane

MP i Mësuesisë në Gjuhë Italiane

MP i Mësuesisë në Gjuhe Angleze

MSc në Përkthim dhe Interpretim