njoftime

Minikurs mbi Shkencën e të Dhënave dhe Inteligjencën Artificiale në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, në bashkëpunim me profesorë të ftuar nga Universitetet ndërkombëtare, organizon Minikursin mbi Shkencën e të Dhënave dhe Inteligjencën Artificiale, që do të zhvillohet në ambientet e universitetit nga 19 deri më 23 Maj 2025.

Ky aktivitet synon të ofrojë një trajnim intensiv mbi konceptet themelore dhe të avancuara të shkencës së të dhënave, me fokus në përpunimin, vizualizimin, modelimin dhe aplikimin e metodave të Inteligjencës Artificiale përmes gjuhës programuese

🔹Data e nisjes: 19 Maj 2025
🔹Ora: 10:30 – 12:00
🔹 Vendi: Salla “Ali Asllani”, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”

Ceremonia  e Hapjes (19 Maj, ora 10:30)

  • Përshëndetja nga Rektorja e Universitetit, Prof.Dr. Aurela Saliaj
  • Përshëndetja nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore, Prof. Miftar Ramosaçaj
  • Përshëndetje nga profesor i Universitetit Amerikan, Prof. Artur Elezi

Më pas do të zhvillohet një diskutim i hapur mbi Inteligjencën Artificiale me pjesëmarrjen e profesorëve:

  • Prof. Artur Elezi
  • Prof. Michael Robinson
  • Prof. Richard Ressler

 

Programi i trajnimit:

📅 19 – 23 Maj 2025
📍 Salla C100, Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore

Modulet përfshijnë:

  • Module 1: Marrja e të dhënave dhe njohje me ciklin jetësor të shkencës së të dhënave
  • Module 2: Pastrimi dhe riformësimi i të dhënave
  • Module 3–4: Vizualizimi i të dhënave një- dhe shumë-dimensionale
  • Module 5: Teste statistikore dhe modelim linear
  • Module 6: Modelet e klasifikimit dhe metrikat e saktësisë
  • Module 7–8: Parandalimi i mbi-përshtatjes së modeleve dhe vlerësimi i performancës
  • Module 9: Rrjetet neurale dhe trajnimi i modeleve të mëdha
  • Module 10: Inteligjenca Artificiale Gjenerative dhe Inxhinieria e Urdhrave (Prompt Engineering)

🟢Në përfundim të kursit, më 23 maj, do të bëhet shpërndarja e certifikatave për pjesëmarrësit.

Ky kurs është një mundësi unike për studentë, kërkues shkencorë dhe profesionistë që duan të thellojnë njohuritë në një nga fushat më në zhvillim të teknologjisë moderne.

Për më shumë informacion kontaktoni Fakultetin e Shkencave Teknike dhe Natyrore.

📄 Vlora Mini Course AI – Programi Final