njoftime

Thirrje mobiliteti për stafin e UV-së në “Romanian Naval Academy Mircea cel Batran” në Rumani.  

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me “Romanian Naval Academy Mircea cel Batran” hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit Erasmus+KA171 ICM.

Mobiliteti përfshin:

– Lloji i mobilitetit: Mësimdhënie.

– Numri i kuotave: 6 (gjashtë).

– Periudha e mobilitetit: 7 ditë (5+2) gjatë semestrit pranverë 2025.

– Dieta ditore: 140 Euro/ditë.

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

 

Kriteret për aplikantët:

  • Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV, i cili lidhet me fushat sipas kodeve ISCED në marrëveshjen ndër-institucionale: 104 Naval and Port Engineering and management; 071 Electrical Engineering; 071 Naval Mechanical Engineering; 104 Naval ectromechanical System;104 Navigation and Maritime Transportation;104 Nautical Sciences.
  • Njohja e gjuhës angleze ose rumune minimumi niveli B2.

 

Kriteret dhe procedura e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility’’(https://univlora.edu.al/wp-content/uploads/2019/05/Vendim-Senati-nr.-19.pdf)

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje të pasaportës.
  • Vërtetim punësimi.
  • CV në gjuhën angleze.
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës së huaj të kërkuar sipas marrëveshjes së mobilitetit. Përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është i diplomuar për gjuhë angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.

Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i II-të brenda datës 26/05/2025.

 

Më shumë informacion mbi universitetin pritës gjendet në linkun https://www.anmb.ro/eng/

Për më shumë informacion rreth mobilitetit mund të kontaktoni me Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al ).

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!

📄 FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK