njoftime

Bursa Erasmus+ për studentët e UV-së në “Romanian Naval Academy Mircea cel Batran” në Rumani.

Thirrje mobiliteti për studentët e UV-së në “Romanian Naval Academy Mircea cel Batran” në Rumani.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me “Romanian Naval Academy Mircea cel Batran” hap thirrjen për mobilitete studenti në kuadër të Programit Erasmus+KA171 ICM.

Mobiliteti përfshin:

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:

  • Të jenë studentë të UV-së në “Bachelor” (përjashtohen studentët që janë në vit të parë në periudhën e mobilitetit) dhe në “Master”.
  • Të jenë studentë, të cilët lidhen me fushat sipas kodeve ISCED të marrëveshjes ndërinstitucionale: 104 Naval and Port Engineering and management; 071 Eletrical Engineering; 071 Naval Mechanical Engineering;104 Naval ectromechanical System; 104 Navigation and Maritime Transportation;104 Nautical Sciences.
  • Të jenë student, të cilët nuk e kanë përmbushur periudhën e lejuar të realizimit të mobilitetit brenda një cikli studimi (prej 12 muajsh në total).
  • Njohja e gjuhës angleze ose rumune minimumi niveli B1.

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility’’ (https://univlora.edu.al/wp-content/uploads/2019/05/Vendim-Senati-nr.-19.pdf ).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje ID / pasaportë.
  • Vërtetim studenti.
  • Lista e notave.
  • Letër motivimi në anglisht.
  • Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë studentët e diplomuar për gjuhë angleze.
  • Dokument që vërteton që studenti u përket grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti etj, (nëse disponohet).

Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë (Godina e Rektoratit, Kati i II-të) brenda datës 15/05/2025.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve e gjeni mëposhtë:

  • Website: https://www.anmb.ro/eng/
  • Katalogu i kurseve gjendet bashkëlidhur kësaj thirrje.

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!

 

FORMULAR APLIKIMI STUDENT

MirceaErasmus courses in RNA 2025-2026 for Civilian Students