🔊🫶Sot më datë 07 maj u zhvillua aktiviteti sportiv “Kampionati i Futbollit të UniVlora” në ambientet e fushës sportive “Flamurtari” pranë Pyllit të Sodës, me pjesëmarrjen e studentëve nga të katër Fakultetet.⚽️⚽️⚽️🎼🎼🎼
🎉🎉🎉Aktiviteti u zhvillua nën kujdesin e Sektorit të Këshillimit të Karrierës Shërbimit të Studentëve dhe Alumnit, në bashkëpunim me Këshillin Studentor të UniVlora, si dhe Sektorin e Promovimit të Marrëdhënieve me Publikun, në kuadër të nxitjes së mirëqenies fizike dhe sociale të studentëve, si dhe për të forcuar lidhjet mes tyre jashtë ambienteve akademike.🔊🔊🥉🥉🥈🤝🤝🤝🤝
Rektorja Prof. Dr. Aurela Saliaj përgëzoi këtë nisëm të rëndësishme sportive. Ky aktivitet nuk është vetëm një garë, por një festë e shpirtit , pasionit dhe miqësisë që na bashkon si komunitet universitar. 🤝🫶🇦🇱
🤝Sot skuadrat e katër fakulteteve u ndeshën midis njëri tjetrit. ⚽️
Skuadra e Fakultetit të Infermierisë dhe skuadra e Fakultetit të Ekonomisë krijuan lojën e tyre me energji, me Fitues F.I.💡🎉
Dhe ne ndeshjen midis skuadrave të Fakultetit te Shkencave Teknike dhe Natyrore dhe atij të Fakultetit të Shkencave Humane, doli fitues F.SH.T.N.💡🤝🎉
Nuk mungoi dhe mbështetja e studentëve me brohoritjet për fakultet e tyre.🎉💪🏼💪🏼
🔊🔊NESËR JU PRESIM PËR TË BROHORITUR FITUESIN E UniVlora në futboll.⚽️⚽️⚽️🥇🥇🥇🥇
#universitetiismailqemalivlorë
#studentuv
#fakultetiishkencavehumaneuv
#fakultetiishkencaveteknikedhenatyroreuv
#fakultetiiekonomisëuv #fakultetiishëndetituv
#këshillatstudentorUV
#kampionatiifutbollitUV
#aktiviteteUV