njoftime

Bursa Erasmus+ për studentët e UV-së në “University of Zielona Gora” në Poloni

Thirrje mobiliteti për studentët e UV-së në “University of Zielona Gora” në Poloni.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me “University of Zielona Gora” hap thirrjen për mobilitete studenti në kuadër të Programit Erasmus+KA171 ICM.

Mobiliteti përfshin:

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:

  • Të jenë studentë të UV-së në “Bachelor” (përjashtohen studentët që janë në vit të parë në periudhën e mobilitetit) dhe në “Master”.
  • Të jenë studentë, të cilët lidhen me fushat sipas kodeve ISCED të marrëveshjes ndërinstitucionale: 0230 Languages not further define.
  • Të jenë student, të cilët nuk e kanë përmbushur periudhën e lejuar të realizimit të mobilitetit brenda një cikli studimi (prej 12 muajsh në total).
  • Njohja e gjuhës angleze ose polake minimumi niveli B2.

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin

e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility’’ (https://univlora.edu.al/wp-content/uploads/2019/05/Vendim-Senati-nr.-19.pdf ).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje ID / pasaportë.
  • Vërtetim studenti.
  • Lista e notave.
  • Letër motivimi në anglisht.
  • Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë studentët e diplomuar për gjuhë angleze.
  • Dokument që vërteton që studenti u përket grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti etj, (nëse disponohet).

Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë (Godina e Rektoratit, Kati i II-të) brenda datës 15/05/2025.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve e gjeni mëposhtë:

Për më shumë informacion rreth mënyrës së aplikimit të mobilitetit dhe mund të

kontaktoni me:

  1. a) Drejtuesen e Departamentit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Asoc. Kozeta Hyso

(kozeta.hyso@univlora.edu.al )

  1. b) Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!

FORMULAR APLIKIMI STUDENT Zielona Gora