FOKUS-GRUPE ME STUDENTË NË PRAG DIPLOMIMI TË PROGRAMEVE BACHELOR, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE HUMANE, TË REALIZUARA GJATË MUAJIT PRILL 2025
Gjatë muajit prill 2025, u organizuan fokus-grupe me studentët e Fakultetit të Shkencave Humane, me qëllim që të mblidhen mendimet dhe përvojat e tyre gjatë eksperiencës në UV.
Në kuadër të procesit të akreditimit periodik të programeve bachelor në Fakultetin e Shkencave Humane (FSHH), në zbatim të Standardeve dhe Kritereve të Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.531, datë 11.09.2018, si dhe vendimit Nr. 824, datë 24.12.2021 për miratimin e kodit të cilësisë së arsimit të lartë, Standardi III.1, Kriteri 5;
Standardi III.2, Kriteri 4; Standardi V.5, Kriteri 2; Standardi V.5, Kriteri 3; Standardi VI.1, Kriteri 3; Standardi VI. 3, Kriteri 4; Standardi II.1, Kriteri 1; Standardi IV.2, Kriteri 2;
Në kuadër të aktiviteteve përgatitore për diplomimin e studentëve të programit të mësuesisë parashkollore dhe fillore, u zhvillua një takim i veçantë me studentët e këtij cikli.
Ky takim kishte si qëllim të ofronte mbështetje dhe udhëzime për hapat e fundit që duhen ndjekur në përgatitjen për diplomim. Gjatë takimit, u diskutuan aspekte të ndryshme të procesit të diplomimit, përfshirë përgatitjen e punimeve të diplomës, procedurat dhe afatet përkatëse, si dhe mundësitë e punësimit pas përfundimit të studimeve. Studentët patën mundësinë të ndajnë eksperiencat e tyre dhe të shprehnin shqetësimet që lidhen me programet e tyre.
UROJMË ÇDO SUKSES TË STUDENTËVE TANË NË HAPAT E TYRE TË ARDHSHËM!
Lista e programeve të vlerësuara:
- BCH “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”;
- BCH në “Arsim Fillor”;
- BCH në “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi”