njoftime

Bursa Erasmus+për studentët në “University of Cantabria” në Spanjë

Thirrje mobiliteti për studentët e UV-së në “University of Cantabria” në Spanjë.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me “University of Cantabria” hap thirrjen për mobilitete studenti në kuadër të Programit Erasmus+KA171 ICM.

Mobiliteti përfshin:

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:

  • Të jenë studentë në vitin e tretë në “Bachelor”.
  • Të jenë studentë në “Master”.
  • Të jenë studentë, i cili lidhet me fushat sipas kodeve ISCED në marrëveshjen ndër-institucionale: 0110 Education, 0222 History, 0311 Economics dhe 041 Business Administration.
  • Të jenë student, të cilët nuk e kanë përmbushur periudhën e lejuar të realizimit të mobilitetit brenda një cikli studimi (prej 12 muajsh në total).
  • Njohja e gjuhës spanjolle minimumi niveli B1 ose njohja e gjuhës angleze minimumi niveli B2.

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së publikuar prej “University of Cantabria” në linkun:

https://web.unican.es/en/Studying/Documents/KA171-2023-2024-SMS-IN-20032025.signed.Imprimible.pdf

Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:

  • Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
  • Prioritet do t’u jepet studentëve që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje ID / pasaportë.
  • Vërtetim studenti.
  • Lista e notave.
  • Letër motivimi në anglisht.
  • Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë studentët e diplomuar për gjuhë angleze.
  • CV sipas modelit Europass.
  • Marrëveshja lëndore sipas modelit bashkëlidhur kësaj thirrje.
  • Dokument që vërteton që studenti u përket grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti etj, (nëse e dispononi).

Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i II-të brenda datës 25/04/2025.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve e gjeni në linket:

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

  1. Koordinatoren e marrëveshjes, Dr. Eliona Lici (eliona.lici@univlora.edu.al)
  2. Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!

FORMULAR APLIKIMI STUDENT Cantabria