Pedagogu i Inxhinierisë Elektrike, Aldi Tabaku në podcastin UniVlora, përballë gazetares Marieta Merkuri nga Laboratori Mediatik Universitar ndau një pasqyrë të thelluar mbi sfidat dhe perspektivat e Departamentit të Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare, duke vënë theksin te përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë akademike,bashkëpunimi ndërkombëtar ,për programet e reja akademike që do të ofrohen në vitin 2025–2026, si dhe për mundësitë që krijohen për studentët përmes mobiliteteve Erasmus+, të cilat i ndihmojnë ata të fitojnë përvoja ndërkombëtare dhe kompetenca të reja profesionale. Një pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe angazhimi i stafit akademik në mbështetjen e studentëve, krijimi i një klime bashkëpunuese dhe inkurajimi i pjesëmarrjes aktive në jetën universitare.
Aldi Tabaku, pedagogu më i ri i Departamentit të Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare flet për sfidat, programet, inovacionin dhe Erasmus në inxhinieri
