Thirrje mobiliteti për stafin e UV-së në “Jan Kochanowski University of Kielce” në Poloni.
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me “Jan Kochanowski University of Kielce” hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit Erasmus+KA171 ICM.
Mobiliteti përfshin:
– Lloji i mobilitetit: Mësimdhënie.
– Numri i kuotave: 3 (tre).
– Periudha e mobilitetit: 7 ditë (5+2) gjatë semestrit pranverë 2025.
– Dieta ditore: 140 Euro/ditë.
– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut:
https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Kriteret për aplikantët:
- Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV, i cili lidhet me fushat sipas kodeve ISCED në marrëveshjen ndër-institucionale: 0230 Languages not further defined, 0110 Education not further defined dhe 0421 Law.
- Njohja e gjuhës angleze ose polake minimumi niveli B2.
Kriteret dhe procedura e përzgjedhjes:
Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility’’(https://univlora.edu.al/wp-content/uploads/2019/05/Vendim-Senati-nr.-19.pdf)
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit.
- Kopje të pasaportës.
- Vërtetim punësimi.
- CV në gjuhën angleze.
- Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës së huaj të kërkuar sipas marrëveshjes së mobilitetit. Përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është i diplomuar për gjuhë angleze.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i II-të brenda datës 21/04/2025.
Më shumë informacion mbi universitetin pritës gjendet në linkun https://en.ujk.edu.pl/
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me
- Dr. Armela Panajoti, Koordinatoren e marrëveshjes (armela.panajoti@univlora.edu.al).
- Asoc. Kozeta Hyso, Drejtuese e Departamentit të Gjuhëve të Huaja (kozeta.hyso@univlora.edu.al ).
- Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al ).
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!
Formular staf akademik _Jan Kochanowski University of Kielce