Më 13.03.2025, AADF zhvilloi në mjediset e bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi” seancën e informimit mbi programet MIP dhe LEAD.
Të pranishëm në takim ishin studentë, pedagogë dhe përfaqësues të Zyrës së Këshillimit të Karrierës dhe Kërkimit Shkencor.
Këto programe u ofrojnë të interesuarve:
-Zhvillimin e një Masteri apo Internshipi në Amerikë (MIP);
-Zhvillimin e një praktike pune të paguar 1-vjeçare në institucionet e larta shtetërore (LEAD).
Koordinatoret e dy programeve informuan të pranishmit me detajet e aplikimit për secilën thirrje dhe mundësitë që ofrojnë programet e AADF.
Aplikimet janë të hapura deri në datën 31 mars 2025!
Për kryerjen e aplikimit dhe informacion të detajuar mund të vizitoni faqet e mëposhtme:
https://mip-aadf.org/master/master/
https://mip-aadf.org/internship/apply-now-internship/