njoftime

Sesion Informimi për EIT (European Institute of Innovation & Technology),

Të nderuar,

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ka kënaqësinë t’ju ftojë në Sesionin e Informimit për EIT (European Institute of Innovation & Technology), organizuar nga Pika Kombëtare e Kontaktit për Shqipërinë, Prof. Dr. Klodiana Gorica, në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë dhe AKKSHI-n.

Ftojmë akademikë, studiues, sipërmarrës, studentë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucione publike të marrin pjesë në këtë event informues.

📅 Data: 21 Mars 2025, ora 11:00, salla “Ali Asllani”
📍 Vendi: Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë

Ky aktivitet synon të prezantojë mundësitë e financimit dhe bashkëpunimit që ofron EIT për institucionet akademike, kërkimore dhe sipërmarrësit inovativë në Shqipëri. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të:

✅ Njihen me programet dhe mundësitë e financimit të EIT
✅ Eksplorojnë partneritete dhe bashkëpunime ndërkombëtare
✅ Diskutojnë mbi rolet e inovacionit dhe teknologjisë në zhvillimin e qëndrueshëm

🔹 Kush mund të marrë pjesë?
✔ Akademikë dhe kërkues shkencorë
✔ Studentë dhe të rinj të apasionuar pas inovacionit
✔ Sipërmarrës, start-up dhe përfaqësues të biznesit
✔ Institucione dhe organizata të interesuara për bashkëpunim me EIT

Ejani dhe bëhuni pjesë e këtij eventi informues, ku do të mësoni sesi të përfitoni nga mundësitë e EIT, të njiheni me Komunitetet e Njohurive dhe Inovacionit (KIC) 💡 dhe të eksploroni ndikimin e tyre në arsim, kërkim dhe zhvillim sipërmarrës.

Ju mirëpresim!

#universitetiismailqemalivlorë         #eit        #akkshi