njoftime

AADF ka hapur thirrjet e radhës për aplikim për programin e Masterit dhe të Internshipit në SHBA

AADF ka hapur thirrjet e radhës për aplikim për programin e Masterit dhe të Internshipit në SHBA (Programi MIP), si dhe për programin e fellowship-it në institucionet kryesore qeverisëse në vend (Programi LEAD Albania).

Për të gjithë të interesuarit, në datën 13 Mars 2025 në orën 11:30 në Bibliotekën e Rektoratit “Nermin Vlora Falaschi”Vlorë, AADF do të bëjë një prezantim të projekteve.

Synimi i këtyre programeve është zhvillimi i aftësive të profesionistëve të rinj shqiptarë, si dhe përmirësimi i perspektivave të karrierës së tyre duke kontribuar në zhvillimin e Shqipërisë.

Programi MIP u ofron pjesëmarrësve:

  • Bursa të plota studimi Master në SHBA në fusha si: Agrikulturë; Administrim & Menaxhim Biznesi; Kulturë; Turizëm & Eko-Turizëm; Edukim; IT & Shkenca Kompjuterike; Shkenca Administrative; Shëndetësi Publike; Shkenca Politike; Drejtësi, etj.
  • Bursa të plota internshipi nëpërmjet praktikave profesionale 6-mujore në SHBA në fusha të tilla si: Arsim; Teknologji & inovacion; Biznes dhe Sipërmarrje; Turizëm & Ekoturizëm; Kulturë; Drejtësi; Edukim Shëndetësor; Gazetari; Arkitekturë; Agrikulturë; Inxhinieri; IT & Shkenca Kompjuterike; etj.

Që nga fillimi i programit në vitin 2017, deri më tani AADF ka mbështetur 58 profesionistë të rinj shqiptarë nëpërmjet programit MIP Master dhe 115 të tillë nëpërmjet programit MIP Internship.

Të gjitha shpenzimet e pjesëmarrësve mbulohen plotësisht nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Programi LEAD Albania u ofron aplikantëve të përzgjedhur mundësinë për:

  • Punësim njëvjeçar me kohë të plotë si këshilltar në kabinetet e Ministrive të linjës, Zyrën e Kryeministrit, Zyrën e Presidentit të Republikës, Kuvendin e Shqipërisë, Bashkinë e Tiranës, si dhe në institucionet e reja të drejtësisë.
  • Pjesëmarrje në trajnime ekzekutive ndërkombëtare në institucione prestigjioze të arsimit si Harvard Kennedy School, Center for Creative Leadership, College of Europe, si dhe në trajnime brenda vendit me profesorë të shquar.
  • Takime dhe mentorim nga personalitete të shquara në fushën e lidershipit, përfshirë diplomatë të nivelit të lartë, politikanë vendas dhe ndërkombëtarë.

LEAD Albania është një program i frymëzuar nga White House Fellowship, i zbatuar në Shqipëri nga AADF që prej vitit 2013 dhe numëron një total prej 120 pjesëmarrësish.

Për më shumë informacion mbi programet dhe për të aplikuar, ju lutem klikoni këto links: