Juristja Mikela Muco, përfaqësuese e Avokatit të Popullit në Vlorë, diskuton mbi bashkëpunimin ndërinstitucional, edukimin dhe respektimin e të drejtave të studentëve.
Ajo ka theksuar rëndësinë e formimit të një shoqërie të ndërgjegjshme, ku të drejtat e individëve, veçanërisht të studentëve, janë të mbrojtura dhe respektohen.
Mikela ka ndarë eksperiencat dhe sfidat që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, duke u fokusuar në rolin e Avokatit të Popullit dhe bashkëpunimin me institucionet akademike për të krijuar një mjedis të drejtë dhe të barabartë për të gjithë studentët.