njoftime

Bursa për kurse të gjuhës gjermane në Bavari 2025

Universiteti i Bayernit ka kënaqësinë t’ju informoj për ofertat e reja të bursave të ofruara nga shteti i  Bavarisë për kurset e gjuhës gjermane në Institucionet e Arsimit të Lartë Bavarez për vitin 2025.

Bursat për kurset në territorin e Bavarisë përfshijnë tarifat e shkollimit, akomodimin dhe ushqimin.

Studentët dhe akademikët e rinj mund të aplikojnë për bursa në kursin veror BAYHOST,  duhet të kenë shtetësinë e një prej vendeve të pranueshme si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sllovenia dhe Ukraina.

Aplikantët duhet të zotërojnë të paktën niveli B1 të gjuhës gjermane. Për më tepër në momentin e aplikimit, studentët duhet të kenë përfunduar të paktën dy semestra të plotë në një Institucionit të Arsimit të Lartë në vendin e tyre dhe të kenë notat përkatëse.

Afati i fundit i aplikimit është 23 Mars 2025.

Aplikimet duhet të dorëzohen ekskluzivisht përmes formularit online: https://www.uni-regensburg.de/bayhost/english-1/bayhost/english/scholarships/language-courses-in-bavaria/index.html