njoftime

HAPEN APLIKIMET PËR KREDI STUDENTORE

Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, fton studentët me shtetësi dhe vendbanim në Shqipëri, që janë të regjistruar dhe ndjekin studimet në një institucion të arsimit të lartë, të aplikojnë për të përfituar nga skema e kreditimit studentor, për financimin e kostove të studimeve.

Studentët mund të aplikojnë brenda muajit Shkurt, nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, në shërbimi elektronik “Aplikim për Kredi Studentore”, duke plotësuar formularin e aplikimit dhe duke ngarkuar dokumentet e nevojshme.

Për më tepër informacion bashkëlidhur ju përcjellim:

1. Linkun e Njoftimit Publik:

https://akfal.gov.al/sq/njoftime/2025/02/05/hapen-aplikimet-p%C3%ABr-kredi-studentore/

2. Linkun për aplikim:

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=16066