njoftime

Hapet Thirrja për aplikim në Programin e Studimit “Doktoratë” Në “Studime Gjuhësore, Letrare Dhe Kulturore”

PROGRAMI I STUDIMIT “DOKTORATË” NË “STUDIME GJUHËSORE, LETRARE DHE KULTURORE”

AFATI I APLIKIMIT: 27 janar- 28 shkurt  2025

Orari:  08:00-16:00

KONTAKT: email:  sekretaria.fshh@univlora.edu.al

Person kontakt: Znj.Anila Lula

Vendi ku dorëzohen:  Pranë zyrës së  protokoll-arkivës së Fakultetit të                                                           Shkencave Humane dhe Drejtësisë

ADRESA: Fakulteti i Shkencave Humane

               Lagjja: Hajro Çakërri

              Rruga: Sulejman Delvina, Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë ,

             Vlorë , Shqipëri

 

KRITERET E APLIKIMIT:

  1. Të ketë notë mesatare të paktën 8 (tetë) në çdo diplomë që zotëron, të lëshuar nga IAL-të shqiptare apo të huaja.
  2. Në rast të numrit të barabartë të kandidatëve, prioritet u jepet kandidatëve që kanë ndjekur programet e studimit “Master i Shkencave” pranë Departmentit të Gjuhëve të Huaja dhe Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Fakulteti i Shkencave Humane, UV.
  3. Nëse numri i kandidatëve është sërish i barabartë, prioritarë do të jenë kandidatët që janë anëtarë të personelit akademik të këtyre njësive.
  4. Të zotërojë një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht dhe italisht), niveli C1, vërtetuar përmes testeve të njohura ndërkombëtare, në përputhje me udhëzimin përkatës të ministrit përgjegjës për arsimin e lartë. Ky kriter është i vlefshëm për kandidatë që kanë fituar një diplomë të një programi studimi që nuk është kryer në një nga këto gjuhë.
  5. Të dëshmojë pjesëmarrje në aktivitete mësimdhënëse universitare dhe shkencore (konferenca, seminare, kongrese, simpoziume) dhe publikime në fushat/nënfushat e programit të doktoratës.
  6. Të ketë hartuar projekt-propozimin sipas kërkesave në shtojcën bashkëlidhur.

 DOKUMENTACIONI  PËR  APLIKIM:

Dorëzimi i dosjes së aplikimit me dokumentacionin e duhur, bëhet pranë zyres së  protokoll-arkivës së Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë. Aplikimet pranohen çdo ditë pune në orarin  08:00-16:00 nga data 27.01. 2025 – 28.02.2025.

Dosja e aplikantit duhet të përmbajë dokumentacionin e mëposhtëm:

Për të aplikuar, kandidati dorëzon pranë zyrës së protokoll-arkivit të fakultetit dosjen me dokumentacionin e mëposhtëm:
a. Kopje të dokumentit identifikues (pasaportë/kartë identiteti)
b. Fotokopje të noterizuar të diplomave të fituara në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve
Diplomat e fituara në universitete jashtë vendit duhet të jenë të njësuara. Dokumenti i
njësimit i lëshuar nga ministria përkatëse për arsimin duhet të shoqërojë këto diploma;
c. Listën e notave për secilin program studimi të kryer (cikli i parë dhe cikli i dytë)
d. Curriculum vitae
e. Dëshmi të gjuhës së huaj të mbrojtur sipas përcaktimeve në rregullore
f. Dëshmi dhe vërtetime që lidhen me kualifikime, trajnime të mëtejshme, publikime
pjesëmarrje në aktivitete shkencore në fushën/nënfushën e studimit të programit të
doktoratës
g. Dy rekomandime nga personel akademik i kategorisë  “Profesor”
h. Projekt-propozimin për temën e doktoratës, i hartuar sipas kërkesave të përcaktuara në
shtojcën  bashkëlidhur
i. Deklaratë personale për përballimin e shpenzimeve të programit të doktoratës, në rast
vetëfinancimi;
j. Deklaratë e udhëheqësit shkencor për angazhim në udhëheqje të kandidatit
k. Vërtetim pune, nëse ka
l. Mandat-pagesën për tarifën e aplikimit

Pas marrjes në dorëzim të dokumentacionit, aplikantit i lëshohet vërtetim për marrjen në dorëzim të dosjes.

Njoftimi i plote