njoftime

KOSTITUIMI I KOMISIONIT ZGJEDHOR STUDENTOR NË FAKULTETIN E EKONOMISË (KZSFE)

KOSTITUIMI I KOMISIONIT ZGJEDHOR STUDENTOR NË FAKULTETIN E EKONOMISË (KZSFE)

Në zbatim të nenit 99 të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenit 74 të Statutit të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, si dhe në zbatim të Rregullores “Për zgjedhjen e Këshillave Studentorë në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë si dhe me Vendim të Rektorit nr. 123, datë 20.11.2024, vendimit nr. 90, datë 12.12.2024 të Senatit Akademik, Komisioni Institucional Zgjedhor Studentor në mbledhjen e datës 17.01.2025,

VENDOSI:

  1. Të kostituojë Komisionin Zgjedhor Studentor në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë me përbërje si më poshtë:
  2. Të zgjedhë Kryetar të Komisionit Zgjedhor Studentor në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë Redjon Kalemaj
  3. Të zgjedhë Sekretar të Komisionit Zgjedhor Studentorë në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë Brunilda Himaj.
  4. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryetar i Komisionit Zgjedhor Studentor në FE

Redjon Kalemaj

Anëtarët

Brunilda Himaj

Kejsi Hibraj

Fjoralba Alushaj

Linda Shteto

VENDIM NR 1 KZSFE